Flash News

Bota

99 persona nën rrënoja, vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Miami

99 persona nën rrënoja, vijon operacioni i kërkim-shpëtimit
Foto ilustruese

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi 12 katëshe të shembur në veri të Miamit. Zyrtarët thonë se nuk janë gjetur ende 99 persona, një ka humbur jetën dhe dhjetra të tjerë plagosur.

Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes së ndërtesës 40-vjeçare, raporton BBC. Ekipet e shpëtimit po përdornin kamera të posaçme dhe qen të stërvitur për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët.

Por zyrtarët thonë se përpjekjet janë të rrezikshme, pasi pjesa tjetër e ndërtesës mund të shembet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Ray Jadallah, ndihmës shefi i shpëtimit tha se , "Sa herë që kemi filluar të shkelim pjesë të strukturës, na bien rrënoja." Shiu dhe stuhitë e vazhdueshme po komplikojnë më tej punën për ekipet e kërkim-shpëtimit.

Të fundit