Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A ndihmon arrestimi i Messina Denaros për pastrimin e imazhit të Italisë nga mafia?

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare në vitin 2022 në Itali, nuk luajti ndonjë rol lufta kundër krimit të organizuar. A ndihmon arrestimi i Messina Denaros së fundmi nga Cosa Nostra për pastrimin e imazhit të Italisë?
30 vjet janë një kohë e gjatë, nëse duhet t'i kalosh në ilegalitet, si një nga kriminelët më të kërkuar. E kur zbulohesh e arrestohesh se do të shkosh për vizitë në një klinikë kundër kancerit, sigurisht që duhet të zemërohesh - pikërisht kjo i ndodhi Matteo Messina Denaro, bosit të fundit të njohur të Cosa Nostras, që u arrestua së fundmi. Sipas raportimeve, Messina Denaro priste për një vizitë tek mjeku, kur një polic i kërkoi të identifikohej. Policia e dinte, krimineli do të ishte aty. Pasquale Angelosanto, nga njësia speciale i tha shtypit, se "pritej dita, kur ai do të dilte të shkonte për trajtim."
Zërat se Messina Denaro ishte i sëmurë, kishin kohë që qarkullonin. Hetuesit filluan të kërkonin të dhënat shëndetësore që sipas të dhënave ngjante me bosin e mafias. Suksesi i dedikohet hetuesve të specializuar për luftën kundër mafias, thotë Felia Allum, profesore në Universitetin Bath, studiuese e kriminalitetit të organizuar. "Kjo është gjë e mirë për Giorgia Melonin, që mund të shkojë në Palermo dhe të mbledhë dafinat, por niveli politik dhe vullneti politik nuk kanë të bëjnë aspak me punën e vështirë të hetuesve."
Lufta e Cosa Nostras kundër shtetit
Pas arrestimit, Meloni shkroi në twitter se bëhet fjalë për një fitore të jashtëzakonshme të shtetit. Me këtë ajo iu referua asaj pjesë të historisë së mafias, kur Cosa Nostra zhvillonte një fushatë terrori kundër shtetit italian. Në kohën kur në Gjermani ra Muri i Berlinit, filloi tronditja e sistemit politik italian, sepse parti të protestës brenda vendit dhe BE ushtruan presion ndaj qeverisë në Romë. Falë ujdive me politikanë, mafia shpesh i kishte shpëtuar ndjekjes ligjore, e kur politika nuk mund më të bënte ujdi të tilla, Cosa Nostra filloi të hakmerrej në fillim të viteve 90-të. Provat për ujdi me politikën u bënë të njohura gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore.
Antonio Balsamo, presidenti i Gjykatës së Palermos theksoi pas arrestimit të bosit të Cosa Nostras, se ai ka qenë figurë kryesore në kohën e "strategjisë së terrorit kundër shtetit", sidomos në vitet 1992, 1993. Cosa Nostra atë kohë kreu një seri atentatesh të rënda, ekzekutime dhe shpërthime bombash. Ajo ishte përgjegjëse për vrasjen e politikanit Salvo Lima, dy prokurorëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dhe vuri bomba në sheshe publike në Milano. "Njerëzit flasin për fundin e një epoke. Por Messina Denaro e ndryshoi mafian. Cosa Nostra e tij u bë më e fshehtë, më e maskuar, ajo gati u zhduk, sepse ai e kuptoi, që mund të bëje më mirë para, kur ishe i padukshëm", shpjegon studiuesja Felia Allum. "Nëse i vret njerëzit me mizori, si e bënte mafia dikur, tërheq vëmendjen e policisë. Por kur zhdukesh, mund të punosh me përkrahës dhe ndërmjetës që t'i lajnë paratë dhe kështu mund të bësh ujdi." Messina Denaro është bosi i fundit i njohur i Cosa Nostras. Ekspertët janë të mendimit, se mafia në Itali dhe krimi i organizuar në Itali e Europë nuk është më si para 30 vjetësh. Shumë bosë kanë ardhur e ikur, dhe mos rënia në sy e Cosa Nostras tregon se arrestimi i Messina Denaros nuk është aq i parëndësishëm si paraqitet.
I fundit i bosëve në moshë
Italianët nuk i kanë harruar krimet e së shkuarës. "Ka viktima nga kjo kohë që duhet të marrin drejtësi", thotë Anna Sergi, profesore e kriminologjisë nga Universitetin Essex në Britaninë e Madhe. "Emri i Matteo Messina Denaros do të mbetet në kujtesë. Ai është i fundit i stilit të vjetër të Cosa Nostras, ku çdo gjë varej nga ai." Dikur bosi ishte "superstar", thotë Sergi. Por "kjo nuk ndodh më, dhe nuk do të ndodhë më. Ata e kanë marrë mësimin dhe janë në ilegalitet. Në nivelin administrativ, Messina Denaro nuk luante më ndonjë rol. Sepse çdo familje në qytet e fshat ndoqi rrugën e vet, Ata operojnë tani në nivel lokal." Sipas Sergi ka disa familje që janë të përfshira në tregtinë e drogës, por jo në futjen e saj. Ajo është në duart e
'Ndranghetas apo Camorras në pjesë të tjera të Italisë. Cosa Nostra siciliane nuk e ka këtë rrezatim ndërkombëtar.
Arrestimi i Messina Denaros mund të ketë efekte jashtë Italisë dhe t'i hapë telashe drejtësisë dhe qeverisë italiane. "Messina Denaro kishte shumë para dhe investonte në shkallë ndërkombëtare. Ai krijoi një rrjet përkrahësish në Itali dhe Europë që lanin paratë e tij. Dhe ky rrjet do të përdoret me siguri nga anëtarë të tjerë të Cosa Nostras."
Pse u arrestua Messina Denaro tani?
Mbetet pyetja "pse pikërisht tani?" Hetuesit duket se e dinin, se Messina Denaro jetonte në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Trapani, në Siçili dhe se në Palermo ishte në trajtim mjekësor. Pse goditën hetuesit pikërisht tani, tre muaj pasi italianët zgjodhën një qeveri të ekstremit të djathtë, me Melonin në krye. Tek kjo qeveri bën pjesë edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, të cilit i janë përmendur lidhjet me mafian.
A presin hetuesit nga Messina Denaro të zbulojë përmasat e rrjetit të fshehtë të Cosa Nostras? "Meloni është e duruar. Nëse Berlusconi pret garanci që të mbrohet nga lidhjet me mafian, atëherë ajo me shumë gjasa nuk do t'ia japë këtë. Për këtë ajo nuk ka interes", shprehet Ernesto Savona, drejtues i Transcrime, një qendre studimore në Milano. Savona thekson, se Italia duhet të mbrojë ekonominë "e drejtë ligjore" dhe të pengojë që ajo "të infiltrohet" nga ekonomia kriminale. Për të ardhmen e mirëqenies së vendit duhen miliardat e fondit të rimëkëmbjes të BE. "Ata kanë frikë, se një pjesë e këtyre fondeve rrjedhin në xhepat e organizatave kriminale dhe forcojnë korrupsionin", shpjegon Savona. "Mes krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lidhje të ngushta sot. Ata janë ngjitësi që bashkon avokatët, administratorët, politikanët dhe kriminelët."/ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38