Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Agjencitë policore në B-H janë të pafuqishme për të zbatuar urdhër-arreste për udhëheqësit e RS. Arrestimi mund të shkaktojë konflikte, por kjo ngre pyetjen e aftësisë së këtyre institucioneve.
"Unë besoj se agjencitë ende po bëjnë punën e tyre", tha kreu i diplomacisë Elmedin Konakoviq. Por vetëm pas pak ditësh u bë e qartë se jo vetëm që agjencitë policore nuk janë në gjendje të zbatojnë urdhrat e Gjykatës sëB-H, por as shteti nuk ka më asnjë autoritet mbi Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës.
Ministri i Mbrojtjes Zukan Helez lëshoi një urdhër për të ndaluar praninë e presidentit të RS Milorad Dodik, kryetarit të Asamblesë Kombëtare të RSNenad Stevandiq dhe kryeministrit të entitetit Radovan Vishkoviq në festimin e përvjetorit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Republikës Srpska, i cili ka qenë pjesë integrale e Forcave të Armatosura të B-H që nga viti 2006. Por ata morën pjesë në ceremoninë në kazermat Kozara në Banja Luka më 12 maj.
"Çfarë lidhje ka ushtria me gjykatat dhe çfarë lidhje ka ushtria me prokurorët në sektorin civil? Nuk ka asgjë”, tha Dodik në festimin e përvjetorit, duke theksuar se ushtria ka mandatin e vet dhe se e di kush jep urdhëra dhe si.
"B-H është në një gjendje grushtshteti sepse nuk mund të zbatojë vendime në territorin e të gjithë shtetit”, thotë analisti politik nga Sarajeva, Enver Kazaz, duke vënë në dukje se problemi është se askush nuk dëshiron ta pranojë publikisht këtë. Por se çdo problem pasues ndërton mbi atë ekzistues, gjë që vetëm sa e thellon krizën.
"Vetëm politikanët naivë që ruajnë status quo-në dhe shohin një mundësi për të mos ndërmarrë asnjë veprim serioz mund ta fshehin këtë të vërtetë”, thotë Kazaz, duke theksuar se edhe burokracia evropiane është e paaftë të shohë situatën reale në terren.
Kazaz shton se situata në kazermat e Kozarës tregon se Dodik ka nën kontroll të gjitha institucionet në territorin e Republikës Srpska. "Shteti praktikisht funksionon në gjysmën e territorit të tij. Ndërsa në RS është pezulluar plotësisht”, thotë Kazaz, me të cilin pajtohen një numër i madh analistësh.
Ndërsa Banja Lukaështë e gëzuar me këtë gjendje, nga Sarajeva po vijnë akuza penale kundër atyre që mundësuan praninë e udhëheqjes së RS brenda Forcave të Armatosura të B-H, për të cilët Gjykata e B-H ka lëshuar një urdhër arresti për grusht shteti.
"Të gjithë ata që shkelën ligjin do të mbahen penalisht përgjegjës. Unë personalisht do të ngre akuza penale dhe do të hetoj gjithçka. Ky nuk është fundi”, është kategorik Helez.
Edhe pse kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes janë shumë të kufizuara, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e vendimmarrjes aktuale është në duart e Presidencës së B-H, e cila, për shkak të strukturës së saj mund të bllokojë çdo vendim, në këtë rast kompetencat janë në duart e Helezit. Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Forcat e Armatosura të B-H, Ministria e Mbrojtjes ka juridiksion mbi aksesin në objektet ushtarake, dhe zyrtarët janë të detyruar të veprojnë sipas urdhrave dhe vendimeve të ligjshme të Ministrisë.
Dekada pa ndryshime thelbësore
Zëvendëspresidenti i RS-së, Qamil Durakoviq, ka ngritur tashmë kallëzime penale në Prokurorinë e B-H kundër zëvendësministrit të Mbrojtjes Aleksandar Goganoviq dhe Shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të B-H-së, gjeneralit Gojko Knezheviq, për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, moskryerje të detyrës zyrtare dhe lejim të të arratisurve për të hyrë në objektet ushtarake të Forcave të Armatosura të B-H.
Nëse B-H funksionon në të gjithë territorin e saj dhe nëse pritet një rishikim i sovranitetit në kushte të tilla është një çështje komplekse, thotë Mladen Bubonjiq. "Formalisht sovran, në thelb i çrregullt, ndonjëherë krijohet përshtypja se shteti ekziston vetëm në letër. Disa duan që të jetë maksimalisht i decentralizuar, në nivelin e një strukture federale, të tjerë do të donin që të ishte i unifikuar, unitar. Kështu ka qenë për dekada dhe asgjë nuk po ndryshon në thelb", thotë Bubonjiq.
Autoritetet e Brukselit paralajmërojnë për mospërmbushjen e kushteve në rrugën drejt BE-së. B-H vizitoi këto ditë presidenti iKëshillit Evropian, Antonio Costa. Ai u takua me anëtarët e Presidencës së B-H dhe vizitoi forcat EUFOR si pjesë e misionit Altea.
Ai përsërit se BE mbetet e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të B-H. Por ai gjithashtu paralajmëron: "Jam në Sarajevë për të përcjellë këtë mesazh të angazhimit të vazhdueshëm, por edhe shqetësimit për zhvillimet e fundit në Republikën Serbe. Retorika secesioniste dhe veprimet e drejtuara kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues janë në kundërshtim me rrugën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës”.
Reagimet kundërthënëse
Ai tha se B-H ka nevojë për miratimin e dy ligjeve në fushën e drejtësisë, emërimin e një kryenegociatori dhe miratimin e një agjende të reformave. Por të tre anëtarët e Presidencës së B-H interpretuan ndryshe mesazhet e tij.
Përfaqësuesja serbe Zheljka Cvijanoviq pohon se askush në RS nuk po sulmon integritetin territorial të B-iH dhe se çdo reagim është pasojë e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Schmit. Ndërsa anëtari boshnjak Denis Beqiroviq theksoi rrezikun e sulmit më të madh ndaj rendit kushtetues që vjen nga RS.
"Për herë të parë që nga viti 1995 ekziston një rrezik serioz i një konflikti të armatosur midis institucioneve shtetërore ligjore të B-H dhe elementeve në këtë entitet", tha ai. Ndërsa anëtari kroat Zhelko Komshiq falënderoi BE-në për mbështetjen e saj në kalimin e B-H nga faza e Dejtonit në atë të Brukselit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38