Flash News

Bota

A po përfundon epoka “Merkel? SPD ‘i rrëmben’ votat partisë së kancelares

A po përfundon epoka “Merkel? SPD ‘i rrëmben’ votat

Socialdemokratët e Qendrës së Majtë (SPD) kan grumbulluar më shumë vota se partia e kancelares në largim Angela Merkel. SPD-ja ka shpallur fitoren e parakohshme pas daljes se rezultateve paraprake.

Mediat e huaja raportojnë se kreu i SPD Olaf Scholz ishte i bindur se kishte një mandat të qartë për të qeverisur vendin. Rivali i tij, kandidati pas Merkel, Armin Laschet mbetet i vendosur për të luftuar.

Të dy partitë kanë qeverisur së bashku prej vitesh. Por Scholz u shpreh se është koha për një koalicion të ri me të Gjelbrit dhe liberalët.

Rezultatet paraprake i dhanë partisë së tij një fitore të ngushtë zgjedhore ndaj konservatorëve që pësuan performancën e tyre më të keqe ndonjëherë.

FDP të Gjelbrit dhe pro-biznesit tërhoqën mbështetjen më të madhe nga nën 30-vjeçarët, në një zgjedhje të dominuar nga ndryshimet klimatike dhe nga propozime të ndryshme se si të merren me të. Të Gjelbërit bënë historinë me gati 15% të votave, edhe pse ishte shumë e shkurtër për ambiciet e tyre.

 

Të fundit