Flash News

Bota

A po përgatitet BE-ja për luftë? Qytetarët evropianë mbajnë rezerva ushqimi për tri ditë

A po përgatitet BE-ja për luftë? Qytetarët evropianë

Bashkimi Europian duket se po përgatitet për luftës, pasi çdo qytetar i vendeve të unionit duhet të mësohet të mbajë rezerva ushqimore të mjaftueshme për të paktën 3 ditë.

Rezervat duhen mbajtur për raste krizash dhe lufte, në mënyrë që gjithkush të jetë në gjendje të mbijetojë në ditët e para të ndërprerjes së papritur të furnizimeve.

Kjo këshillë është pjesë e një strategjie të re që u prezantua këtë të mërkurë në Bruksel nga zv/presidentja ekzekutive e Komisionit Europian, Roksana Minzatu, e titulluar “unioni në gatishmëri”.

Strategjia prej 17 faqesh, pritet t’u kërkojë qytetarëve që veç ushqimit të kenë gati edhe ilaçe të mjaftueshme, ujë, karburant apo mjete të tjera për ngrohje e gatim në rast të bllokimit të papritur të furnizimeve me lëndët më jetike.

Strategjia është hartuar në kushtet kur i Bashkimi Europian i druhet përhapjes së luftës ruse në Ukrainë edhe në territorin e vendeve anëtare.

Të fundit