Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, është nominuar në pozitën e ministrit të Jashtëm të Iranit.
Nominimin e ka bërë presidenti reformist i këtij vendi, Masud Pezeshkian.
Presidenti e ka prezantuar këtë emër para Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, dhe ky trup tani ka dy javë për të analizuar listën e dorëzuar prej presidentit, dhe të marrë më pas vendimin.
Araghchi, 61-vjeçar, ka qenë kryenegociator i Iranit për bisedimet bërthamore, të zhvilluara mes Iranit dhe fuqive botërore në periudhën 2013-2021.
Ai ka shërbyer edhe si i dërguar i Iranit në Estoni, Finlandë dhe Japoni.
Araghchi ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjatë presidencës së Hasan Rouhanit, i cili është kritikuar ashpër prej iranianëve të linjës së ashpër lidhur me reformat që ka synuar t’i kryejë gjatë tetë vjetëve në pushtet.
Araghchi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm prej vitit 2013./REL