Flash News

Bota

Abramovich dhe 3 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar nga Rusia

Abramovich dhe 3 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar nga

Roman Abramovich bshkë me tre anëtarë të delegacioni ukrainas të paqes, dyshohet se janë helmuar.

Abramovich thuhet se u helmua pas një takimi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ndërsa ai merrte pjesë si 'paqebërës' në luftën ruse në Ukrainë, raporton Wall Street Journal.

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas patën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot si dhe skuqje të lëkurës në fytyrë dhe duar.

Analistët konfirmuan se tre anëtarë të delegacionit, përfshirë Ambramovic, që ndoqën bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë më 3 mars, përjetuan "simptoma që përputhen me helmimin me armë kimike".

Ata fajësuan për helmimin e dyshuar, forcat ruse në Moskë me argumentin se donin të prishnin bisedimet për t'i dhënë fund luftës.

Abramovich ka udhëtuar mes Stambollit, Moskës dhe Kievit për bisedime paqeje.

Të fundit