Flash News

Bota

Abu Dhabi/ Mbyllet sezoni i Formula 1, Lando Norris kampion bote për herë të parë

Abu Dhabi/ Mbyllet sezoni i Formula 1, Lando Norris kampion bote për

Sezoni i Formula 1 ka ulur siparin këtë të diel në pistën ikonike të Yas Marina në Abu Dhabi, aty ku Lando Norris ka shkruar historinë duke u shpallur kampion bote për herë të parë në karrierë.

Piloti britanik i McLaren mbylli garën finale me një tjetër paraqitje solide, duke ruajtur diferencën vendimtare në renditjen e përgjithshme. Në një sezon të mbushur me duele spektakolare, strategji të guximshme dhe 24 gara tepër të forta, 24-vjeçari vulosi triumfin që McLaren e kishte kërkuar prej vitesh.

 Me vetëm dy pikë më shumë, britaniku Lando Norris i McLaren ka lënë pas Max Verstappen të Red Bull. 

McLaren feston një vit historik, ndërsa Formula 1 i jep lamtumirën një sezoni që do të kujtohet gjatë për intensitetin dhe rivalitetin e tij. Vitin e ardhshëm, pritet një tjetër betejë e zjarrtë në pistë, por për momentin, gjithë lavdia i takon kampionit të ri të botës, Lando Norris.

Të fundit