Bota

Acarohen marrëdhëniet, Azerbajxhani akuzon ushtrinë armene për vrasjen e 21 civilëve

Acarohen marrëdhëniet, Azerbajxhani akuzon ushtrinë armene

Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e të paktën 21 civilëve, ndërsa vijojnë luftimet në territorin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se forcat armene kishin "përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve" në Barda, në Azerbajxhanin qendror.

Armenia ka mohuar kryerjen e sulmit dhe akuzoi Azerbajxhanin se sulmoi një maternitet në rajon.

Luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut nisën në 27 shtator. Pavarësisht nënshkrimit të disa armpushimeve asnjë nga palët nuk i kanë respektuar.

Ditari politik

Të fundit