Flash News

Bota

Acarohen raportet Rusi-Izrael, Moska e akuzon për mbështetjen e 'neo-nazistëve' në Ukrainë

Acarohen raportet Rusi-Izrael, Moska e akuzon për mbështetjen e

Moska ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e “neo-nazistëve” në Ukrainë, duke përshkallëzuar më tej një përplasje që shpërtheu për herë të parë kur ministri i jashtëm Sergey Lavrov tha se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

Izraeli kritikoi Lavrov, ndërsa ministri i jashtëm Yair Lapid tha se pretendimi i tij, i bërë kur flitej për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është hebre ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëroi tmerret e Holokaustit nazist.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se komentet e Lapid ishin "anti-historike" dhe sugjeroi se ato shpjegonin kryesisht "përse qeveria aktuale izraelite mbështet regjimin neo-nazist në Kiev".

Ministria përsëriti gjithashtu pikën e Lavrov se origjina hebraike e Zelenskyy nuk e pengonte Ukrainën që të drejtohej nga neo-nazistët.

Izraeli ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas pushtimit rus në shkurt. Por e kujdesshme për dëmtimin e marrëdhënieve me Rusinë, një ndërmjetësues fuqie në Sirinë fqinje, fillimisht iu shmang kritikave të drejtpërdrejta ndaj Moskës dhe nuk ka zbatuar sanksione formale ndaj oligarkëve rusë.

Megjithatë, raportet janë tensionuar më shumë javët e fundit, me Lapid që muajin e kaluar akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit