Flash News

Bota

Afganistani në kaos, Biden: Po shohim një kolaps, amerikanët nuk mund të vdesin kur afganët nuk luftojnë

Afganistani në kaos, Biden: Po shohim një kolaps, amerikanët nuk
Foto Ilustruese/ Presidenti Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një deklaratë për mediat tha se ekipi amerikan i sigurisë kombëtare kanë monitoruar nga afër në terren të gjithë situatën që po ndodh në Afganistan, pas zbarkimit të forcave talebane dhe kapitullimit të presidentit afgan.

Biden pranoi para kamerave se bota po sheh “një kolaps të shpejtë” të qeverisë afgane, por sipas tij misioni i trupave dhe qeverisë amerikane në Afganistan “nuk supozonte kurrë të ishte ndërtimi i një kombi”.

"Ne nuk mund të lejonin që të vriteshin amerikanë, kur vetë afganët nuk janë në gjendje të luftojnë për shtetin e tyre. Talebanët nuk janë forcë e re, i dhamë çdo mundësi për të pasur një të ardhme, por ata nuk luftuan për atë të ardhme. Nëse Afganistani nuk mund të përballet me talebanet tani, atëherë nuk ka asnjë shans që amerikanët do të kishin bërë ndonjë diferencë në Afganistan. Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre," tha Biden.

"Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim," tha Biden, teksa shtoi se gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se dot jetë i drejtpërdrejtë me të. Ai pranoi se përparimi i talebanëve në Afganistan ndodhi më shpejt nga sa e kishin planifikuar.

Presidenti i SHBA tha se qeveria afgane nuk e mori parasysh këshillën e tij, për të negociuar me palët talebane. “Ghani këmbënguli se forcat afgane do të luftonin. Por padyshim që ishte gabuar”, ka thënë Biden.

"Ne i kemi bërë të qartë talebanëve se nëse ata sulmojnë personelin tonë ose ndërpresin operacionin tonë - përgjigja e SHBA ... do të jetë e shpejtë dhe e fuqishme," thotë Biden. "Ne do t'i mbrojmë njerëzit me forcë shkatërruese nëse është e nevojshme."

 

Të fundit