Flash News

Bota

Afrika e Jugut pezullon vaksinën e Oxford-AstraZeneca, rezultate zhgënjyese ndaj variantit të ri të Covid-19

Afrika e Jugut pezullon vaksinën e Oxford-AstraZeneca, rezultate

Afrika e Jugut ka pezulluar vaksinën e Oxford-AstraZeneca pasi një studim tregoi rezultate “zhgënjyese” kundër variantit të saj të ri Covid që shpërtheu në Afrikë.

Studimi, i cili përfshiu rreth 2,000 njerëz, zbuloi se vaksina ofronte "mbrojtje minimale" kundër rasteve të lehta dhe të moderuara të Covid-19. Afrika e Jugut ka marrë 1 milion doza të AstraZeneca dhe do të fillonte të vaksinonte njerëzit javën e ardhshme.

Duke folur në një konferencë shtypi në internet të dielën, Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize tha se qeveria e tij do të presë këshilla të mëtejshme se si të shkojë marrëveshja me vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Studimi u krye nga Universiteti i Witwatersrand, por ende nuk është rishikuar nga kolegët. Ndërkohë, qeveria do të ofrojë vaksina të prodhuara nga Johnson & Johnson dhe Pfizer në javët e ardhshme.

Të fundit