Flash News

Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron mungesë të gazit natyror në Evropë vitin e ardhshëm

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron mungesë

Evropa duhet të marrë "masa të menjëhershëm" për të shmangur rrezikun e mungesës së gazit natyror vitin e ardhshëm, paralajmëroi të enjten Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

“Kur shikojmë tendencat më të fundit dhe zhvillimet e mundshme në tregjet globale dhe evropiane të gazit, shohim se Evropa do të përballet me një sfidë edhe më të ashpër dimrin e ardhshëm. Kjo është arsyeja pse qeveritë duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të përshpejtuar përmirësimet në efiçencën e energjisë dhe për të përshpejtuar vendosjen e burimeve të rinovueshme– dhe hapa të tjerë për të reduktuar kërkesën për gaz. Kjo është thelbësore për sigurinë energjetike të Evropës, mirëqenien e qytetarëve dhe industrive të saj dhe tranzicionin e saj të energjisë së pastër”, tha Drejtori Ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, shkruan CNN. 

Analiza e organizatës kryesore botërore për sektorin global të energjisë, e publikuar të enjten, thotë se Evropa mund të përballet me një hendek ofertë-kërkese prej deri në 30 miliardë metra kub gaz natyror gjatë periudhës kyçe të verës për rimbushjen e vendeve të depozitimit të gazit në vitin 2023, nëse Rusia ndalon të gjitha.

Hendeku i mundshëm mund të përfaqësojë pothuajse gjysmën e gazit të nevojshëm për të mbushur vendet e magazinimit në kapacitetin 95% deri në fillimin e sezonit të ngrohjes 2023-2024, shtoi organizata.

Organizata që ofron analiza dhe rekomandime të politikave për energjinë globale tha se është "shumë e pamundur" që Rusia të dërgojë edhe 60 miliardë metra kub gaz tubacioni në vitin 2023 - sasia që vlerëson se Rusia do të japë në 2022 - duke paralajmëruar se "dërgesat ruse në Evropë mund të ndalet plotësisht.”

Të fundit