Flash News

Bota

Agjencia shëndetësore e BE-së jep alarmin: Varianti i ri Omicron pritet të shkaktojë rritje të rasteve me COVID-19

Agjencia shëndetësore e BE-së jep alarmin: Varianti i ri Omicron

Një lloj i ri Omicron që është zbuluar në të paktën pesë vende në BE ka të ngjarë të bëhet dominues së shpejti dhe të çojë në një rritje të rasteve të COVID-19, tha të premten agjencia e kontrollit të sëmundjeve të BE-së, shkruan Politico.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vuri në dukje të dhënat paraprake nga Azia që tregojnë se varianti Omicron BQ.1 ka "aftësinë për të shmangur në mënyrë të konsiderueshme përgjigjen e sistemit imunitar". "Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për sinjalet e shfaqjes dhe përhapjes së BQ.1, dhe të vijojnë testime te vazhdueshme," kërkoi drejtori i ECDC Andrea Ammon.

Edhe pse variantet e fundit të Omicron zakonisht shkaktojnë komplikacione më pak të rënda sesa llojet e mëparshme të virusit, drejtuesit e shëndetësisë shqetësohen se përhapja e shpejtë e tyre - e kombinuar me virozat e stinës - mund të sjellë një tjetër dimër të ashpër.  

Të fundit