Flash News

Bota

“Agresiv dhe i transmetueshëm”, drejtuesja e CDC: Delta, një nga viruset më infektive që kam parë në karrierën time

  

“Agresiv dhe i transmetueshëm”, drejtuesja e CDC: Delta,
Rochelle Walensky

                                   

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se varianti ri i virusit, "Delta", është një nga sëmundjet më infektive të frymëmarrjes parë ndonjëherë nga shkencëtarët.

Sipas medias amerikane CNBC, varianti është shumë ngjitës, sepse njerëzit e infektuar me "Delta" mund të mbajnë 1000 herë më shumë virus se sa njerëzit që infektohen me llojin origjinal të virusit.

"Varianti Delta është më agresiv dhe shumë më i transmetueshëm sesa llojet që qarkullonin më parë," u tha drejtuesve të CDC drejtorja, Rochelle Walensky. "Është një nga viruset më infektive të frymëmarrjes që njohim dhe që kam parë në karrierën time 20-vjeçare."

Varianti "Delta" u përhap shumë shpejt në SHBA duke shënuar përafërsisht më shumë se 83% të rasteve. Mesatarja e një jave është rritur me 53% nga java e kaluar, dhe aktualisht numërohen rreth 37,674 raste të reja në ditë. Ndërsa shtrimet në spital janë rritur në 32% më shumë se java e kaluar.

Tre shtete, Florida, Teksasi dhe Misuri, me norma të ulta vaksinimi përbënin 40% të të gjitha rasteve të reja në të gjithë vendin. Vetëm Florida llogariste 1 në 5 të të gjitha rasteve të reja në SHBA për javën e dytë rradhazi.

Në spitalet përreth vendit, 97% e njerëzve të shtruar me simptoma të Covid-19 janë të pavaksinuar, dhe 99.5% e të gjitha vdekjeve janë gjithashtu midis të pavaksinuarve.

"Ne jemi në një moment tjetër kryesor në këtë pandemi, me rastet që rriten përsëri dhe disa spitale që arrijnë kapacitetin e tyre në disa zona, ne duhet të bashkohemi si një komb", tha Walensky.

Të fundit