Flash News

Bota

‘Ai po i sjell ata në shtëpi’/ Simboli i shpresës që pushtoi kopertinën e ‘Jerusalem Post’

‘Ai po i sjell ata në shtëpi’/ Simboli i shpresës

Izraeli ka miratuar një plan për armëpushim në Rripin e Gazës, që përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve izraelite, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Presidenti amerikan pritet të vizitojë Izraelin të hënën, ndërsa ka deklaruar më herët se lirimi i pengjeve mund të ndodhë “të hënën ose të martën”.

Ky lajmë madhështor për Lindjen e Mesme dhe jo vetëm, është pritur me padurim nga të gjithë dhe me shumë gëzim.

Gazeta e madhe “Jerusalem Post” e shënon këtë moment vendimtar me një kopertinë që paraqet siluetën e Presidentit Trump të mbushur me 48 fytyra pengjesh.

Kjo siluetë është shoqëruar me fjalët e kryeministres së ndjerë Golda Meir: “Ndoshta është ende herët për të thënë 'pas luftës', sepse në fakt po jetojmë nën një armëpushim në një luftë që ende nuk ka mbaruar. Kryeministrja Golda Meir, 13 nëntor 1973”

Sipas marrëveshjes, Izraeli ka nisur një tërheqje të pjesshme të forcave nga Gaza, edhe pse raportimet flasin për bombardime të reja gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Në mbështetje të armëpushimit, SHBA-të do të mobilizojnë rreth 200 trupa ushtarake në Lindjen e Mesme për të koordinuar një forcë shumëkombëshe që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Përveç armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, faza e parë e marrëveshjes parashikon lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, fillimin e tërheqjes së trupave izraelite nga pjesë të Gazës dhe hyrjen e qindra kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Rrip.

Të fundit