Flash News

Bota

Aksident ajror në Stuttgart, avioni rrëzohet pranë pistës, dy të plagosur rëndë

Aksident ajror në Stuttgart, avioni rrëzohet pranë pistës,

Një aksident ajror ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Stuttgart-it në Gjermani. Një avion i vogël i tipit Cessna C-172, me katër vende, është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes, duke shkaktuar lëndime të rënda për dy personat që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve, avioni ishte nisur nga Leutkirch në Allgäu në orën 15:39 dhe aksidenti ka ndodhur në orën 16:21. Kushtet e vështira atmosferike, përfshirë errësirën dhe mjegullën e dendur në zonë, dyshohet se kanë kontribuar në tragjedinë ajrore.

Fillimisht, policia raportoi për tre persona në bord, por më vonë u konfirmua se në avion ndodheshin vetëm dy pasagjerë. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë dhe të dy janë transportuar me urgjencë në spital.

Ekipet hetimore po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona përreth vendit të ngjarjes është bllokuar për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimit.

Të fundit