Flash News

Rajoni

Aksident i rëndë në Bullgari/ Përplaset autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, humbin jetën 45 persona

Aksident i rëndë në Bullgari/ Përplaset autobusi me

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari. Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave, pesë ishin fëmijë.

Autobusi, i cili ishte nisur nga Stambolli për në Shkup u aksidentua në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje dhe me pas u përfshi nga flakët.

Ndërkohë shtatë pasagjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

"E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase," tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

"Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend", tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentitë rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet. Mbetet për t'u parë nëse mes viktimave ka shqiptarë që jetojnë në MV.

 

Të fundit