Flash News

Bota

Aksident i rëndë në Hungari, 42 automjete përplasen në autostradë

Aksident i rëndë në Hungari, 42 automjete përplasen në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hungari, ku u përfshinë dhjetëra automjete ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ndodhi në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Sipas policisë, në përplasje u përfshinë 5 kamionë dhe 37 automjete të tjera. Si rrjedhojë e këtij incidenti, 19 automjete morën flakë dhe thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetën dhe 13 në gjendje të rëndë.

Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Insfrastructure Development Plc”, bëri një postim në “Facebook” ku shkroi se një stuhi pluhuri mund të ketë shkaktuar një shkallë të papritur të të parit.

Të fundit