Flash News

Bota

Aksident me 21 të lënduar, autobusi me fëmijë rrëzohet në alpet franceze

Aksident me 21 të lënduar, autobusi me fëmijë rrëzohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në alpet franceze, ku një autobus që transportonte 40 nxënës të një shkolle fillore është rrëzuar në një shpat të pyllëzuar.

Sipas mediave të huaja, shoferi dhe partnerja etij janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Fabien Mulyk,  kryebashkiaku i Corps, qytet ku ndodhi aksidenti tha se të lënduar kanë mbetur edhe 18 fëmijë si dhe një tjetër i rritur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të kthjellëta kur autobusi doli nga rruga dhe nuk kishte akull apo borë në pjesën ku u përplas automjeti. Ata thanë se të gjithë fëmijët kishin vendosur rripat e sigurimit.

Të fundit