Flash News

Bota

Aksident tragjik në Francë: Katër të vdekur pasi automjeti elektrik shpërthen në flakë

Aksident tragjik në Francë: Katër të vdekur pasi automjeti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në perëndim të Francës, pranë qytetit të Niort, ku katër persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe më pas u përfshi në flakë.

Zëdhënësi i policisë, Eric Hoarau, deklaroi se automjeti, i cili dyshohet të ketë pasur një bateri elektrike, shpërtheu pasi goditi një tabelë rrugore. Nuk kishte dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

Kjo ngjarje rikthen shqetësimet për sigurinë e baterive të automjeteve elektrike, pas një incidenti të ngjashëm në Londër javën e kaluar.

Të fundit