Flash News

Bota

Tragjedi në Indi/ Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në bord! Autoritetet: Asnjë i mbijetuar

Tragjedi në Indi/ Rrëzohet avioni me mbi 200 pasagjerë në
Pamje nga vendngjarja

Një aksident tragjik ajror është regjistruar këtë të enjte në Indi, ku një avion me mbi 200 persona në bord është rrëzuar, goditje e cila ka rezultuar fatale për shumicën e pasagjerëve. Shefi i policisë indiane, ka deklaruar për Associated Press se nga aksidenti tragjik i avionit Boeing 787-8 Dreamliner menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, nuk ka asnjë të mbijetuar.

“Duket se nuk ka të mbijetuar nga përplasja e avionit”, deklaroi G.S. Malik.

Sipas tij, për shkak se avioni u rrëzua në një zonë të banuar me banesa dhe zyra, ka shumë gjasa që edhe banorë lokalë të jenë mes viktimave, pasi ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni është një konvikt mjekësh.

“Po punojmë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave”,  shtoi ai.

Përplasja ndodhi menjëherë pas ngritjes, kur avioni kishte arritur një lartësi prej rreth 190 metrash.  Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Sipas njoftimit zyrtar të “Air India”, në fluturimin tragjik AI171 ndodheshin pasagjerë të disa kombësive.

Në bord ishin:

169 shtetas indianë
53 shtetas britanikë
7 shtetas portugezë
1 shtetas kanadez

Të fundit