Flash News

Bota

Aksident tragjik në Turqi, humbin jetën 16 persona, mes tyre edhe dy gazetarë

Aksident tragjik në Turqi, humbin jetën 16 persona, mes tyre edhe dy

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip në Turqi, me pasojë vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e 21 të tjerëve, raporton Daily Sabah.

Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul bëri të ditur se 16 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi në autostradën në juglindje të Turqisë, përfshirë edhe dy gazetarë.

Në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh që u përmbys goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetues të një agjencie turke të lajmeve IHA.

"Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë midis të vdekurve," tha guvernatori i Gaziantepit.

Të fundit