Flash News

Bota

Aksidentohet furgoni me emigrantë në SHBA, humbin jetën të paktën 10 persona

Aksidentohet furgoni me emigrantë në SHBA, humbin jetën të

Një furgon me 29 emigrantë u aksidentua dje në një autostradë të largët të Teksasit Jugor, duke lënë të pajetë të paktën 10 persona, përfshirë shoferin dhe duke plagosur 20 të tjerë, thanë autoritetet.

Furgoni, i projektuar për të mbajtur 15 pasagjerë, po ecte me shpejtësi, ndërsa shoferi teksa u përpoq të dilte nga autostrada, humbi kontrollin e furgonit.

Mediat e huaja raportojnë se disa prej të plagosurëve janë në gjendje të rëndë. Një rritje e emigrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht ka sjellë një rritje të numrit të aksidenteve.

Dallas Morning Neës ka raportuar se rekrutimi i shoferëve të rinj për kontrabandë, i kombinuar me shpejtësinë e lartë ka çuar në aksidente të rënda.

Të fundit