Flash News

Bota

Akuzat e G7-ës për abuzime dhe shtypje të lirive të njeriut, reagon Kina: Po ndërhyni në punët e brendshme

Akuzat e G7-ës për abuzime dhe shtypje të lirive të njeriut,

Kina ka akuzuar G7-ën për "manipulim politik", pasi kritikoi Pekinin për një sërë çështjesh. Në një deklaratë të përbashkët në fund të një samiti tre-ditor, udhëheqësit e vendeve të G7-ës i kërkuan Kinës "të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore".

Çështjet e nënvizuara përfshinin abuzimet kundër grupit të pakicës myslimane Ujgur dhe goditjen e aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong. Ambasada e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar tha se G7-a ngriti "akuza të pabazuara".

"Stop shpifjeve ndaj Kinës, ndalo ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe ndalo dëmtimin e interesave të Kinës," tha një zëdhënës të hënën.

Ekspertët thonë se Kina ka arrestuar deri në një milion ujgurë dhe myslimanë, si dhe ka burgosur qindra mijëra të tjerë në shtypjen e saj në Xinjiang, i cila filloi në vitin 2017.

Ka pasur raportime për tortura fizike dhe psikologjike brenda burgjeve, por Kina i mohon akuzat. G7-ta i bëri thirrje që të respektojë të drejtat dhe liritë në Hong Kong, pasi u miratua një ligj që e ka bërë më të lehtë dënimin e protestuesve.

Burimi: BBC

Të fundit