Flash News

Bota

Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen kancelari austriak Sebastian Kurz

Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen kancelari austriak Sebastian

Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se do të japë dorëheqjen, si përpjekje për të shuar zërat që u shkaktuan nga njoftimi i prokurorëve se ai është një objektiv i një hetimi korrupsioni.

35-vjeçari tha se ka propozuar që ministri i jashtëm Alexander Schallenberg ta zëvendësojë atë. Por vetë Kurz do të mbetet në politikën e vijës së parë. Mediat e huaja raportojnë që ai deklaroi se do të bëhet kreu i grupit parlamentar konservator të Partisë Popullore Austriake.

Partneri i vogël i partisë së Kurz, të Gjelbrit, thanë sot se ai mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkoi që partia e tij të emërojë një "person të padiskutueshëm" për ta zëvendësuar atë.

Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohej dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij të martën në parlament.

Koalicioni i parë i Kurz me Partinë e Lirisë së së djathtës ekstreme u rrëzua në vitin 2019. Kurz dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë akuzohen se po përpiqen të sigurojnë ngritjen e tij dhe partisë së tij me ndihmën e sondazheve të manipuluara dhe raporteve miqësore në media, të financuara me para publike.

Kurz, i cili u bë udhëheqës i Partisë Popullore dhe më pas kancelar në vitin 2017 i ka mohuar akuzat.

"Janë të rreme dhe unë do të jem në gjendje ta sqaroj këtë - jam thellësisht i bindur për këtë", u shpreh Kurz.

Të fundit