Flash News

Bota

Akuzat për ngacmin seksual, Guvernatori i Nju Jorkut: Nuk dorëhiqem!

Akuzat për ngacmin seksual, Guvernatori i Nju Jorkut: Nuk dorëhiqem!

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo u shfaq të mërkurën pas më shumë se një jave larg kamerave për të kërkuar falje për sjelljen e tij, pasi dy gra e akuzuan atë për ngacmim seksual, duke thënë se ai nuk kishte bërë asgjë të pakëndshme.

Demokrati refuzoi kategorikisht thirrjet për dorëheqjen e tij dhe iu lut Nju Jorkut që të priste që Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të lëshonte një raport mbi këtë çështje përpara se të dilnin në përfundime të gabuara.

"Unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme,” tha Cuomo në vërejtjet e tij të para publike duke adresuar skandalin. "Asnjëherë nuk e mendoja se po bëja dikë të ndihej jo mirë”.

Cuomo filloi deklaratën e tij duke folur për numrat me Covid-19 në shtet, përpara se të fliste për skandalin.

"Unë dua që njujorkezët të më dëngjojnë për këtë. Së pari, unë mbështes plotësisht të drejtën e një gruaje për t’u shprehur . Dhe unë mendoj se duhet të inkurajohet në çdo mënyrë. Tani e kuptoj që kam vepruar në një mënyrë që i ka bërë njerëzit të ndihen jo rehat. Ishte e paqëllimshme dhe kërkoj ndjesë dhe për këtë. Ndihem keq dhe sinqerisht, jam në siklet nga kjo, dhe kjo nuk është e lehtë të thuhet, por kjo është e vërteta”, tha Cuomo.

Të fundit