Flash News

Bota

Akuzat për tradhti të lartë/ Gjykata e Ukrainës sekuestron pronat e ish-presidentit Petro Poroshenko

Akuzat për tradhti të lartë/ Gjykata e Ukrainës sekuestron

Gjykata e Ukrainës ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro Poroshenko, si pjesë e hetimeve që autoritetet kanë nisur kundër atij, lidhur me akuzat për tradhti të lartë, të cilat ky i fundit i ka mohuar duke i hedhur poshtë. 

Reuters raporton se prokurorët ukrainas kanë pohuar se Poroshenko ishte i përfshirë në financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitet 2014-2015. Po ashtu në dhjetor, prokurorët i kërkuan një gjykate ukrainase të arrestonte Poroshenkon si dhe të vendosin vlerën prej 37 milionë dollarësh për lirim me kusht. 

Poroshenko, një nga qytetarët më të pasur të Ukrainës, ka qenë jashtë Ukrainës që nga fundi i dhjetorit dhe nuk ka komentuar ende vendimin. Ai ka thënë se planifikon të kthehet në Ukrainë më 17 janar. Aleatët e Poroshenkos thanë se sekuestrimi i aseteve ishte rezultat i hakmarrjes personale të Presidentit Volodymyr Zelenskiy. Ai tashmë është ligjvënës dhe lider i opozitës. Nëse gjendet fajtor për akuzat, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.

Të fundit