Bota

Akuzohet për tradhëti, shkencëtari rus dënohet me 14 vite burg

Akuzohet për tradhëti, shkencëtari rus dënohet me 14 vite

Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën për tradhti. Paraprakisht, prokurorët kishin kërkuar që shkencori rus të dënohej me 17-vjet burgim.

Maslov, 77-vjeç, është ekspert në fushën e gazrave të lëngshme dhe profesor në Departamentin e Aerohidrodinamikës në Universitetin Teknik të Novosibirskut. Ai ishte arrestuar më 2022 nën dyshimet se kishte kaluar informacione të klasifikuar te një shtet i huaj.

Maslov ka mohuar akuzat. Ai është në mesin e tre shkencëtarve nga i njëjti institut, që të tre specialistë të hipersonikës, që janë arrestuar më 2022 nën akuza për tradhti. Dy shkencëtarët e tjerë, Alexander Shiplyuk dhe Valery Zvegintsev, ende po presin gjykimin. 

 

Të fundit