Flash News

Bota

Akuzohet se keqpërdori fondet e BE, pranga ish-ministres korate

Akuzohet se keqpërdori fondet e BE, pranga ish-ministres korate

Një ish-ministre e qeverisë kroate është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar dhe keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas Euronews, Gabrijela Žalac do të përballet me akuzën për "procedurën publike për blerjen e sistemeve të TI", ku së bashku me të janë ndaluar edhe katër persona të tjerë, si të dyshuar në ngjarje.

Veprat e supozuara janë kryer brenda Ministrisë Kroate për Zhvillimin Rajonal dhe fondeve të BE-së.

Žalac, një anëtar i partisë në pushtet HDZ, shërbeu nën Plenkoviç si ministër i zhvillimit nga 2016 deri në 2019 përpara një riorganizimi të qeverisë. Kreu i Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit të Kroacisë (SAFU) ka rënë në pranga së bashku me ish-ministren.

 

Të fundit