Flash News

Bota

Alarmi i OKB-së për katastrofë bërthamore pasi centrali i Ukrainës u godit sërish

Alarmi i OKB-së për katastrofë bërthamore pasi centrali i

Më shumë granatime të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës janë raportuar, ndërsa Ukraina dhe Rusia fajësojnë përsëri njëra-tjetrën për sulmin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se luftimet mund të "çojnë në katastrofë" në centralin më të madh bërthamor të Evropës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit, raporton BBC.

Ukraina paralajmëroi se Rusia mund të provokojë aksidentin më të keq bërthamor në botë.

Të mërkurën, ministrat e jashtëm nga grupi G7 i vendeve të industrializuara thanë se Rusia duhet t'ia kthejë menjëherë kontrollin e uzinës Kievit.

Ndërkohë, SHBA bëri thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës. "Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Objekti dhe zona përreth tij në Ukrainën qendrore-lindore panë bombardime javën e kaluar, ku Rusia dhe Ukraina gjithashtu akuzuan njëra-tjetrën për atë sulm.

Të fundit