Flash News

Bota

Alternativat e reja të Evropës për të reduktuar varësinë nga gazi rus

Alternativat e reja të Evropës për të reduktuar

Polonia ka nisur të furnizohet me gaz përmes tubacionit të ri Baltic Pipe nga Norvegjia përmes Danimarkës dhe Detit Baltik të shtunën në mëngjes, tha operatori polak i gazsjellësit Gaz-System.

Tubacioni është në qendër të strategjisë së Polonisë për të diversifikuar furnizimet e saj me gaz larg Rusisë, që filloi vite përpara se pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të shkaktonte një krizë globale energjetike.

Tubacioni, me një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub, u inaugurua zyrtarisht të martën, një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet nënujore të gazit Nord Stream që lidh Rusinë me Evropën.

Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill, kur ajo refuzoi të paguante në rubla.

Greqia dhe Bullgaria filluan po ashtu operimin tregtar të një gazsjellësi të shtunën, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Evropës Juglindore nga gazi rus dhe në rritjen e sigurisë së energjisë.

Tubacioni 182 km do të sigurojë një lehtësim për Bullgarinë, e cila ka luftuar për të siguruar furnizime me gaz me çmime të përballueshme që nga fundi i prillit, kur Gazprom i Rusisë (GAZP.MM) ndërpreu dërgesat për shkak të refuzimit të Sofjes për të paguar në rubla.

Danimarka dhe Suedia thanë të premten se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream u shkaktuan nga "të paktën dy shpërthime" me "disa qindra kilogramë" eksploziv.

Udhëheqësit e BE-së paralajmëruan se rrjedhjet e zbuluara në dy tubacionet e gazit natyror në fillim të javës mund të jenë "sabotim".

Ndërsa tubacionet që lidhin Rusinë me Gjermaninë ende përmbanin pak gaz natyror, BE tha se rrjedhjet nuk kishin ndikuar në furnizimin me gaz të bllokut.

Të fundit