Flash News

Bota

Ambasadat e Ukrainës jashtë vendit të shënjestruar nga 'letra bomba' dhe kërcënime

Ambasadat e Ukrainës jashtë vendit të shënjestruar nga

Ukraina i ka vënë të gjitha ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit nën masa të shtuara sigurie pas një sërë incidentesh që përfshijnë pako kërcënuese, letra bomba në misionet e saj diplomatike. Këtë javë ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali, Austri, konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov dhe konsullata në Brno kanë marrë pako të dyshimta, me sy kafshësh, tha Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të premten në Facebook.

"Paketimet ishin "të njomura në një lëng me ngjyrë karakteristike. Ne po shqyrtojmë kuptimin e këtij mesazhi," shkroi ai.

Të mërkurën, një paketë e dërguar në Ambasadën e Ukrainës në Madrid, drejtuar ambasadorit të vendit në Spanjë, Serhiy Pohoreltsev, shpërtheu në hapje.

“Ne kemi arsye të besojmë se ka një fushatë terrori dhe frikësimi të mirëplanifikuar të ambasadave dhe konsullatave të Ukrainës. Në pamundësi për të ndaluar Ukrainën në frontin diplomatik, ata po përpiqen të na frikësojnë”, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ai u bëri thirrje qeverive të huaja që të garantojnë mbrojtjen maksimale të institucioneve diplomatike ukrainase në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Përveç paketave të dyshimta, Nikolenko raportoi edhe incidente të tjera duke përfshirë vandalizëm në hyrje të rezidencës së ambasadorit të Ukrainës në Vatikan.

 

Të fundit