Flash News

Bota

Ambasadori rus në Britani: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë

Ambasadori rus në Britani: Putin nuk do të përdorë armë

Ambasadori rus në Britani, Andrei Kelin, ka thënë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftë me Ukrainën.

Për BBC, Kelin u shpreh se ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.

“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha ambasadori rus.

Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim. Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO.

Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga çfarë po shkon keq në Ukrainë.

Të fundit