Flash News

Bota

Ambasadori rus në Britani: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën në Ukrainë

Ambasadori rus në Britani: Rusia nuk do të përdorë armë

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar Andrey Kelin i tha CNN të mërkurën se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës.

“Rusia nuk do të përdorë armët bërthamore. Nuk mund të bëhet fjalë,” i tha Kelin prezantueses ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour në një intervistë në Londër.

“Ministri i Mbrojtjes [Sergei] Shoigu siguroi çdo ministër se ne nuk do të përdorim armë bërthamore. … Kjo është ajo që është thënë nga ministri i mbrojtjes dhe presidenti ynë,” tha ai.

Komentet e ambasadorit vijnë ndërsa presidenti rus Vladimir Putin drejton stërvitjet ushtarake, të cilat përfshinin lëshime praktike të raketave balistike dhe të lundrimit, sipas një deklarate të Kremlinit.

Të fundit