Flash News

Bota

Analistja amerikane: Vuçiç po ndjek hapat e Putin, çfarë fshihet pas dorëheqjes së tij

Analistja amerikane: Vuçiç po ndjek hapat e Putin,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dha dorëheqjen dje nga drejtimi i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Analistja amerikane Ivana Stradner shkruan në Tëitter se Vuçiç po shkon në hapat se presidentit rus Vladimir Putin. Ajo thotë se Vuçiç ka mashtruar Perëndimin dhe se pas dorëheqjes, do të krijojë një lëvizje “të rreme pro-perëndimore”.

“Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiçin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.

Të fundit