Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ A ka nevojë për neokenanizëm në politikën e jashtme amerikane?
Dragan Biseniç, Danas
Ambasadori i dikurshëm i SHBA-ve në Beograd (1961-1963) dhe ideuesi i pozicionimit gjeostrategjik të Jugosllavisë socialiste në Luftën e Ftohtë, Xhorxh Kenan, i cili akoma edhe sot numërohet ndër diplomatët me me ndikim të kohëve moderne, ishte zëvendësambasador në Moskë deri në muajin prill të vitit 1946.
Pothuajse para përfundimit të mandatit, Ministria e Financave i kërkoi Departamentit të Shtetit që të shpjegonte refuzimin e sovjetikëve për krijimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. I shtrirë në krevat për shkak të gripit, Kenani diktoi përgjigjen drejtuar Sekretarit të atëhershëm të Shtetit Xhejms Birn të cilën e dërgoi me 22 shkurt 1946. Telegrami kishte më shumë se 8.000 fjalë për këtë u quajt ‘the long telegram’ (telegrami i gjatë). Në të skicohej strategjia e re në lidhje me marrëdhëniet diplomatike me BRSS-në. Ishte kjo një prej atyre analizave diplomatike që arriti të ndryshonte rrymën e historisë dhe padyshim depesha dipomatike me me ndikim në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Efektet e saj vazhdojnë ende edhe në ditët e sotme, meqenëse që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë vazhdon kërkimi për një telegram të gjatë të ri.
Javën e kaluar u përkujtua 75 vjetori i ‘telegramit të gjatë’, dhe me këtë rast u zhvilluan një sërë konferencash ku diskutua për rëndësinë dhe aktualitetin e tij në ditët e sotme. Për disa ishte e padiskutueshme se mesazhet e këtij telegrami janë të zbatueshme edhe në ditët e sotme, kohë në të cilën marrëdhëniet e Perëndimit dhe Rusisë janë në një pikë të ulët, madje më të ulët se ajo e kohës së Luftës së Ftohtë. Për më tepër edhe për faktin se porositë e Kenanit merren si bazë për triumfin në Luftën e Ftohtë, e kësisoj për analogji mendohet se ato, ose të tjera të ngjashme me ato, do t’i mundësonin përsëri Perëndimit të triumfonte në konfliktin aktual me Rusinë.
Leksionet dhe trashëgimia e Kenanit lidhen edhe me pozitën e sotme të Serbisë, marrëdhëniet e saj me BE-në, Kinën, Rusinë dhe SHBA-të, meqenëse, sipas idesë së Kenanit, politika amerikane, dhe ajo ballkanike ishin pasqyrë e përmbysur e raporteve të Perëndimit ndaj Rusisë: në vend të përplasjes vendosej inkurajimi dhe mbështetja, në vend të luftës ideologjike shkëmbimi kulturor, ndërsa zëvendësimin e regjimit, Kenani e konsideronte jo vetëm të pamundur, por madje në kundërshtim me interesat amerikane.
Mendohet se Kenani, nëpërmjet telegramit të gjatë, pas të cilit, në muajin korrik të vitit 1947 erdhi artikulli i tij në revistën Foreign Affairs, me nënshkrimin X, së paku në Perëndim, krijoi bazën intelektuale të Luftës së Ftohtë. Kenani pohonte se është e pamundur të vendoset paqe afatgjatë mes Perëndimit kapitalist dhe Rusisë komuniste, për shkak të lidhjes së pasigurisë tradicionale ruse, nevojës së vazhdueshme të Stalinit për armiq të jashtëm dhe mesianizmit komunist. Rusia, pohonte Kenani, do të synojë drejt shkatërrimit të kapitalizmit, nëpërmjet përzierjes së shantzhit dhe subversionit. Sipas tij, reaksioni përkatës duhej të ishte frenimi i agresionit nëpërmjet lëvizjeve të mençura dhe rezistencës së kujdesshme.
Europa duhej të shndërrohej në federatë në mënyrë që të ishte në gjendje të përballej suksesshëm me kërcënimin sovjetik. Gjatë kohës së presidentit Harri Truman kontrolli (containment) mori një dimension të pastër ushtarak, sepse zyrtarët e SHBA-ve e perceptonin qëndrimin e Kenanit si kërkesë për përgatitjen e ushtrisë kundër një ndërhyje të mundshme komuniste në Europën Perëndimore. Kjo nxiti edhe ‘doktrinën Truman’, nga e cila rrodhën konfrontimet ushtarake, NATO-ja dhe gara e armatimeve. Kjo gjë e zhgënjeu Kenanin, i cili pohonte se konfrontimi duhej të ishte i natyrës ekonomike, ideologjike dhe politike. Ai ishte një prej arkitektëve kryesorë të Planit Marshall pas Luftës së Dytë Botrërore. I kundërvihej formimit të NATO-s dhe raportit të mëvonshëm ndaj BRSS-së dhe Rusisë.
Pas vdekjes së Stalinit, Kenani u gëzohej bisedimeve frytdhënëse me sistemin e zbutur sovjetik nën drejtimin e Hrushovit. Në fund, ankohej për mënyrën me të cilën është shfrytëzuar gjuha dykuptimëshe e telegramit të tij të gjatë dhe e artikullit në Foreign Affairs, duke u shprehur se vendet demokratike mund të bëjnë politikë të jashtme vetëm në nivelin primitiv të slloganeve dhe të frymëzimit ideologjik dhe shovinist.
Frazën kyçe të mesazhit të Kenanit, kontroll, zyrtarët rusë sot e shfrytëzojnë sikur ajo të ishte politika zyrtare e Amerikës dhe Perëndimit. Kohët e fundit presidenti Putin pothuajse çdo javë përmend kontrollin. Putini dhe ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov nënvizojnë se politika e kontrollit është e lidhur me Ukrainën. Putini nënvizon se Rusia kurrë nuk do të heqë dorë nga Donbasi, ndërsa Lavrovi saktësoi se me udhëheqjen e Ukrainës lidhet një prej shpresave për kontrollin e Rusisë.
Pas vizitës katastrofale të përfaqësuesit të lartë europian për politikën e jashtme dhe sigurinë Jozef Borell në Moskë, në fillim të muajit shkurt dhe dëbimit të njëkohëshëm të diplomatëve europianë nga Moska, Brukseli paralajmëroi masa të ashpra kundër Rusisë. Lavrovi përdori kërcënimet më të ashpra duke deklaruar madje edhe ndërprerjen e marrdhënieve me BE-në. Bëhej fjalë për seancën e paralajmëruar të Këshillit të Ministrave të BE-së të caktuar për me 22 shkurt, në të cilën duhet të shqyrtoheshin sanksione të reja kundër Rusisë. Meqenëse përmendesin si opsione edhe projekti “Rryma e Veriut”, Lavrovi, në mënyrë preventive, kërcënoi se ku shpinte një rrugë e tillë, nëse ecej nëpër të.
Por gjërat shumë shpejt morën një ecuri më të qetë. Në (video)konferencën e Mynihut për sigurinë Bajdeni, Merkeli dhe Makroni nuk e sulmuan fuqishëm Rusinë. Bajdeni kryesisht kritikoi Kinën, Merkeli anshkaloi temën e Rusisë, ndërsa Makroni tha se nevojitet një marrëveshje me Rusinë. Nuk u fol as për sanksione, as për “Rrymën e Veriut” dhe as për Navalnin.
Presidenti gjerman Valter Shtajnmajer bëri thirrje që të mos këputen të gjitha lidjet me Rusinë. Ai në thelb, bëri thirrje për krijimin e marrëdhënieve speciale që Gjermania ka kohë që i praktikon me Rusinë, ku bashkëpunimi dhe mosmarrëveshjet mbahen në shporta të ndryshme, e kësisoj nuk e pengojnë njëra tjetrën. Presidenti gjerman mori si shembull administratën e re amerikane e cila “kritkon ashpër Moskën zyrtare, por ndërkohë zgjat Marrëveshjen për armatimin strategjik”. Presidenti i Gjermanisë paralajmëroi se “në 20 vitet e fundit shumë ura mes Perëndimit dhe Lindjes janë bërë të brishta” dhe se “të gjithë vendet kanë të kaluarën, por kanë edhe të ardhmen e tyre”. Po ashtu, kryeministri i Saksonisë Mihael Kreçmer, kërkoi që të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe tha se nuk e kupton politikën e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Hajko Mas, i cili gjatë gjithë kohën mban një ton të ashpër dhe jotolerant ndaj Rusisë.
Ng takimi ministror i Këshillit të BE-së i cili u mbajt me 22 shkurt dhe në të cilin vendosej për sanksione të reja ndaj Rusisë, u deklarua pikërisht ministri gjerman me lajmin se është miratuar koncepti gjerman mbi shportat e ndara dhe gjithashtu është modifikuar qëndrimi i Kreçmerit. Krahas sanksioneve të reja, të cilat janë pothuajse simbolike, sepse vendosen ndaj vetëm katër individëve, ministrat e BE-së konkluduan se “dialogu me Rusinë është akoma me rëndësi”, meqënëse Rusia “është pjesë me rëndësi e zgjidhjes në Siri dhe në Libi”, ndërkohë që nevojitet “dialog për pandeminë dhe klimën”.
Paralelisht me këto ngjarje, është ashpërsuar retorika ndaj Serbisë. Serbia pas një viti në të cilin nuk hapi asnjë kapitull në bisedimet me BE-në, megjithëse është vend kandidat, gjë që flet në mënyrën më direkte për frenimin e procesit të zgjerimit. Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilçik, në raportin e tij nënvizon se “Rusia dhe Kina shfrytëzojnë çdo rast për të rritur ndikimin e tyre në rajon dhe në Serbi, e për këtë nevojitet që BE-ja duhet shfrytëzojë në një masë të plotë instrumentet e zgjerimit”, duke mos saktësuar nëse bëhej fjalë për masa mbështetje apo presione.
Eksperti gjerman Aleksandër Rar parashikon se së shpejti do të vijë puna deri në një ndarje të botës, në aleancë mes Rusisë dhe Azisë përballë asaj mes Europës dhe Amerikës. Kjo do të jetë baza e konflikteve me të cilët do të ballafaqohet njerzimi në shekullin 21.
Europa e sheh veten jo si një fuqi ushtarake apo bllok ekonomik, por si një aleancë shtetesh me vlera kryesisht liberale. Për këtë Europa këmbungul në ato, duke krijuar përshtypjen e pabazuar të superioritetit të saj moral, thotë Rari, duke bërë thirrje për domosdoshmërinë e një qëndrimi më pragmatik.
Nga ana tjetër, janë shfaqur autorë që i paraqesin mësimet neokenaniste në formë plotësisht të deformuar, duke i mveshur atij ide të çuditshme që ai kurrë nuk i ka zënë me gojë. Profesori i Universitetit shtetëror amerikan për mbrojtjen, Peter Jelcov, publikoi vitin e kaluar një libër me titull “Telegrami i gjatë 2- një vështrim neokenanist për Rusinë”, në të cilin propozon ndarjen e Rusisë së tanishme në shumë shtete të pavaruara. Ai pohon se kjo do të ndodhë domosdoshmërisht “pas 15, 20 ose maksimalisht 30 vjetësh”. Skenari më i mirë do të ishte “nëse lëvizjet secesioniste fillojnë në mënyrë simultane në Shën Petërburg dhe Siberi”, pohon Jelcovi.
Megjithëse deklaron se e ka përdorur qëndrimin neokenanist në kuptimin metaforik, ai në këtë rast ka huazuar idenë e Jozef Pisudskit të fillimit të shekullit të 20-të, i cili shpërbërjen e shtetit rus e konsideronte ”jo vetëm përmbushje e synimit tonë kulturor për pavarësi, të cilën Rusia e dobësuar mjaftueshëm do të pushonte së qëni fqinj i rëndësishëm dhe i rrezikshëm”. Jelcovi ishte për vizitë në vitin 2017 në Beograd ku edhe mbajti disa leksione mbi marrëdhëniet amerikano-ruse.
Janë pikërisht këto plane që krijojnë ndjesinë e pasigurisë në Rusi gjë për të cilën ka folur Kenani.
Drejtori i shoqatës ‘Kissinger’ Tomas Grejem mendon se të përsërisësh sot pohimet e Kenanit është përgjithësisht e pamundur, por atje ku Perëndimi mund të mësojë nga Kenani, është kuptimi i pasuksesshëm i burimit të sjelljes ruse dhe mbi këtë bazë Perëndimi mund të korrigjojë sjelljen e tij.
“Sot, thjesht nuk mund ta zbatojmë recetën e Kenanit për kontrollin e Rusisë. Ajo që arritëm në Luftën e Ftohtë, është e pazbatueshme në botën e globalizuar, e akoma më shumë në atë multipolare. Sfida nuk është më izolimi dhe fitorja ndaj armikut ekzitencial. Në vend të saj nevojitet ekulibri i qëndrueshëm i forcave, gjë që përparon interesat amerikane duke promovuar paqen dhe sigurinë, duke mëkuar bashkëpunimin mes rivalëve gjeopolitikë në zgjidhjen e kërcënimeve transnacionle”- propozon Grejemi.
Kjo do të ishte kthesë e madhe në krahasim me situatën e sotme. Fakti që gjithsecili duhet të jetë i gatshëm për kthesa dëshmohet në vetë biografinë e Kenanit. Deri në fund të jetës (vdiq në vitin 2005, në moshën 101 vjeç), ai iu kundërvu politikës së NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bombardimit në vitin 1999. Në shumë raste Kenani nënvizonte se asnjëherë, madje as në kohën e telegramit të gjatë dhe artikullit X nuk ka besuar se Moska mund të sulmonte SHBA-të apo Europën Perëndimore. Për këtë pohonte se zgjerimi e NATO-s drejt Lindjes ishte një gabim fatal që do të ketë pasoja të paparashikueshme për raportet me Rusinë dhe gjendjen në botë.
Si pasojë e lojës së fatit, ai u bë miku dhe mbrojtësi më i mirë e vajzës së njeriut që e kishte kritikuar aq shumë, Svetllanës, vajzës së Stalinit, e cila kishte emigruar në Amerikë dhe sëbashku me të protestoi kundër bombardimit amerikan në Serbi në vitin 1999.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38