Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Autonomi europiane apo kthim i botës në erën para Trampit
Ana Otasheviç/ Demostat
Dy javë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, Xhozef Bajdeni dhe ekipi i tij i ngarkuar me politikën e jashtme ndërmorrën hapa që flasin për synimin e tyre për rivendosjen e lidhjeve me aleatët europianë, të cilët Trampit i pati injoruar, por edhe për të rimarrë rolin udhëheqës amerikan në skenën ndërkombëtare.
Ndryshimi i parë në politikën e jashtme të Uashingtonit ka të bëjë me Lindjen e Afërme. Administrata e re ngriu bisedimet me Arabinë Saudite dhe Emiratet Arabe dhe deklaroi se do t’i rishqyrtonte. Synimi për t’iu kthyer përsëri bisedimeve me Iranin rreth programit bërthamor është kundër interesave të Izraelit dhe Arabisë Saudite, që u patën afruar mes vedi, me ndërmjetësinë e Trampit, në një front të përbashkët kundër Teheranit.
Dallimi mes politikës së Bajdenit dhe Trampit qëndron në atë se presidenti i ri amerikan dëshiron të formojë një front me aleatët perëndimorë, ndërsa Trampi luajti vetëm. Ndër të parët që thirri Bajdeni me të marrë detyrën, ishte Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në mënyrë që t’i pohonte se do ta respektonte nenin 5 të Marrëveshjes së Atlantikut Verior, i cili thotë se SHBA-të u vinë menjëherë në ndihmë antarëve europianë të Aleancës në rast se ndokush i sulmon. Trampi e pati bërë si pa qejf këtë thirrje vetëm një vit pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.
Bajdeni thirri edhe presidentin francez Emanuel Makron (që ishte thirrja e parë telefonike e tij drejtuar një lideri europian) si edhe Kancelaren gjermane Anxhela Merkel, me dëshirën për të vazhduar marrëdhëniet aty ku kishin mbetur para se bota ta njihte Trampin. Sekretari i ri amerikan i shtetit, Entoni Blinken, të njejtën dëshirë i’a shpreu në frëngjisht kolegut të tij francez Zhan Iv Le Drijá.
Synimi është për qëndrim multilaeral, në ndryshim nga unilateralizmi i administratës paraardhëse, por në Uashington me këtë nënkuptojnë rikthimin në politikën e cila e ndan botën në blloqe interesi, në mënyrë të veçantë kur vjen puna për konfliktin me Kinën, ndërsa multilateralizmi për Parisin dhe Berlinin qëndron në atë se duhet biseduar me të gjithë, me Rusinë për sigurinë, me Kinën për klimën.
Në Europë ka rezerva kur bëhet fjalë për rreshtimin përkrah Uashingtonit, gjë që është pasojë e mosbesimit që u thellua në kohën e Trampit. Kancelarja gjermane ishte e para që e shprehu këtë rezervë në fjalën e mbajtur në konferencën virtuale të liderëve të ekonomive më të fuqishme të botës në Davos me 26 janar.
Duke folur për polarizimin e botës, mbi konfliktin mes Uashingtonit dhe Pekinit, i cili është një prej lidhjeve të rralla mes diplomacisë së Trampit dhe Bajdenit, Merkeli tha se dëshiron të evitojë përzgjedhjen mes dy palëve. “Do të doja shumë të evitoja formimin e blloqeve. Nuk është e drejtë ndaj shumë vendeve të botës të thuash këtu janë SHBA-të dhe atje është Kina, e për pasojë le të grupohemi rreth njërit apo tjetrit. Ky nuk është këndvështrimi im mbi gjërat”, tha Merkeli. “Ndajmë shumë vlera, kemi shumë këndvështrime të përbashkëta, por mendime dhe interesa të ndryshme”, kështu e shpjegoi kancelarja gjermane idenë e saj mbi raportet multilaterale.
Marrëveshja e paradokohshme tregtare mes BE-së dhe Kinës tregon se BE-ja nuk është në të njëjtën linjë me Uashingtonin, por lë hapësirë për bashkëpunimin me Pekinin. Në konferencën e Davosit Merkeli tha se është shumë e kënaqur me këtë marrëveshje sepse sjell “kualitet të ri” në raportet mes nesh. “Tani mund të bëjmë më shumë, është arritur një reciprocitet i ri, më shumë transparencë përsa i përket subvencioneve, respektim të standardeve përsa i përket kushteve të punës dhe mbrojtjes së mjedisit”, shpjegoi kancelarja gjermane. Duke sjellë si shembull fushën e teknologjisë digjitale, tha se duhet synuar drejt ndarjes së këtyre aktiviteteve në planin ndërkombëtar, “sepse kjo do të shpinte në ndarjen e botës”, duke këshilluar se “duhet të jemi më të shpejtë dhe të gjejmë një përgjigje multilaterale ndaj sfidave të digjitalizimit”.
Merkeli foli si edhe një shumicë e madhe europianësh që nuk dëshirojnë të gjenden në ndonjëfarë përsëritje të Luftës së Ftohtë dhe liderët e të cilëve gjithnjë e më shumë po hedhin idenë mbi qëndrimin autonom të Europës në skenën ndërkombëtare. Merkeli e formuloi kështu këtë qëndrim në Davos: “Secili prej nesh (liderve) duhet të identifikojë funksionet vitale bazë të shoqërisë së tij. Madje edhe nëse partneri multilateral më drejton për njëfarë kohe, mund të përcaktohem për atë që është më e rëndësishme për shoqërinë tonë”. Pandemia, tha ajo, ishte një mësim i madh. “Pandemia na mësoi. Nuk kam parasysh vetëm Kinën, përshemull edhe SHBA-të na kushtëzuan eksportin dhe importin e vaksinave, ose më mirë të themi komponenteve për prodhimin e tyre, gjë që neve në Gjermani na nxiti të mendojmë se, në të ardhmen, ajo që na mungon, duhet prodhuar në Gjermani”.
Mbështetës akoma më i fortë e Europës autonome në skenën ndërkombëtare është presidenti francez. Në raportet me Uashingtonin Parisi po përpiqet të pajtojë autonominë me aleancën. Në deklaratën e Pallatit Elizè pas bisedës së tij me Bajdenin nënvizohet “afërsia e madhe në këndvështrime” për politikën e jashtme, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për Lindjen e Afërme dhe raportet me Iranin. Toni është miqësor, por Makroni nuk heq dorë nga projekti i autonomisë strategjike europiane.
Puna është deri ku mund të shkojë kjo “autonomi strategjike”.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38