Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit. Nuk ka akoma një marrëveshje të plotë as për shërbimin ushtarak. Bundeswehr-i ka nevojë urgjente për më shumë njerëz - partnerët e koalicionit, kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë dakord për këtë. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar në popullsi, por edhe sipas udhëzimeve të NATO-s, Bundeswehr-i duhet të rritet me 60,000 ushtarë.
Pra,Bundeswehr-i duhet të rritet - por si? Opinionet ndryshojnë për këtë. Për SPD-në, zgjidhja qëndron në reformën e shërbimit ushtarak vullnetar. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me projektligjin nga Ministria e Mbrojtjes. Mosmarrëveshja në koalicion mbretëron për një nga çështjet më të rëndësishme të politikës së sigurisë: aftësinë mbrojtëse të Gjermanisë.
Sipas projektligjit, shërbimi ushtarak duhet të bëhet më tërheqës nga viti 2026, por mbetet për të rinjtë të zgjedhin. Nuk parashikohet që të ketë një detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri në vitin 2011. Kjo është rënë dakord edhe në marrëveshjen e koalicionit: "Ne po krijojmë një shërbim ushtarak të ri, tërheqës, i cili fillimisht bazohet në vullnetarizëm".
Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët: ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve. Ministri i Mbrojtjes i SPD-së, Boris Pistorius, është i bindur se kjo mund të jetë e mjaftueshme: një shërbim ushtarak vullnetar që është më interesant dhe më i paguar se ai aktual do të tërheqë mjaftueshëm të rinj. Dhe se "pa shumë mund, mesatarisht 25,000 deri në 30,000 ushtarë të rinj mund të vijnë çdo vit", parashikoi ai së fundmi.
Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.
Turma para zyrave të rekrutimit?
Optimizmi i Ministrit të Mbrojtjes nuk ndahet nga të gjithë në CDU dhe CSU. Në situatën aktuale nuk mjafton të mbështetemi vetëm në faktin se do të ketë mjaftueshëm vullnetarë. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, Norbert Röttgen, një e metë serioze në projektligjin për shërbimin ushtarak është "se ai nuk përmban fare qëllimet e NATO-s, qëllimet për të cilat jemi zotuar", i tha ai të përditshmes Die Welt.
Edhe pse shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, ligji parashikon edhe masa të detyrueshme. Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë meshkujt dhe gratë 18-vjeçare do të marrin postë nga Bundeswehr-i.
Letra ka një pyetësor ku ata duhet të prëgjigjen lidhur me shërbimin ushtarak dhe qëndrimet e tyre. Qëllimi i pyetësorit është të inkurajojë të rinjtë që të paktën të marrin në konsideratë shërbimin në forcat e armatosura.
Ministri i Mbrojtjes shpreson se kjo do të rrisë numrin e aplikimeve. Por edhe para këtyre pyetësorëve, aktualisht ka më shumë vullnetarë në Bundeswehr sesa më parë. Në fund të korrikut, kishte pak më shumë se 11,000 rekrutë, që është një rritje prej rreth 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Nga viti 2027 rekrutim për të gjithë burrat e rinj
Ligji i ri parashikon një detyrim tjetër: në të ardhmen, të gjithë të rinjtë do të rekrutohen, domethënë do të thirren për një ekzaminim mjekësor, edhe nëse nuk kanë shprehur interes për shërbimin ushtarak. Sipas planeve fillestare të Ministrit të Mbrojtjes, rekrutimi do të ishte i detyrueshëm për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që nga fillimi i vitit 2028. Por ka dhe politikanë që mendojnë se kjo duhet të ndodhë edhe më parë.
Gjermania po ndjek shembullin suedez - por vetëm pjesërisht. Në Suedi të rinjtë janë të detyruar të shërbejnë në ushtri nëse nevoja është më e madhe se numri i regjistrimeve vullnetare. Në Gjermani, një mekanizëm i tillë nuk është parashikuar.
Po sikur shërbimi i ri ushtarak vullnetar të mos i përmbushë pritjet e Ministrit të Mbrojtjes? Apo nëse situata e sigurisë përkeqësohet në mënyrë dramatike? Në atë rast, qeveria mund të vendosë të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me miratimin e Bundestagut. Kjo është ajo që parashikon ligji i ri, por nuk përfshin një mekanizëm automatik që do të kërkonte rikthimin e shërbimit ushtarak në raste të caktuara.
Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, është i bindur se nuk do të ketë negociata për rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë mandat, domethënë deri në vitin 2029. Në të kundërt, shumë në CDU dhe CSU do të preferonin të përfshinin menjëherë rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë ligj. Ata dyshojnë në suksesin e shërbimit të ri ushtarak vullnetar dhe paralajmërojnë për kërcënimin në rritje nga Rusia.
Shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2011 jo nga qeveria socialdemokrate, por nga politikani i CSU-së. Atëherë Ministri i Mbrojtjes ishte Karl-Theodor zu Guttenberg. Kancelari i sotëm Friedrich Merz e konsideron këtë një gabim, por zgjidhje konkrete akoma nuk ka./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38