Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e REL: Ballkani Perëndimor dhe ndikimi i paparashikueshëm i Trump-it

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i huaj për Ballkanin Perëndimor, e as rajoni nuk është i panjohur për të. Historitë e tyre janë të ndërthurura dhe kanë krijuar tashmë terren për një marrëdhënie të paparashikueshme përpara. Trump, republikan, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka fituar zgjedhjet e 5 nëntorit kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.
“Sinqerisht, kjo ishte lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në këtë vend, e ndoshta edhe më gjerë”, ka thënë Trump natën e zgjedhjeve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë uruar atë për fitoren. Kurti ka thënë se “SHBA-ja është një aleate, mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës” dhe se “ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”. Për “fitoren e jashtëzakoshme” e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka shprehur besimin se zëri i Serbisë “tani do të dëgjohet më mirë”.
“Me [njerëzit e Trumpit] kemi ruajtur marrëdhënie miqësore edhe kur e kanë humbur mandatin dhe kjo tani është një situatë më e përshtatshme për ne”, ka thënë Vuçiç.
Entuziast për fitoren e Trumpit është shprehur edhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i cili në një postim në X ka shkruar se “ditë më të mira” do të vijnë si për Amerikën, ashtu edhe për Malin e Zi. Ndërsa, presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili favorizon shkëputjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës, ka thënë se fitorja e Trumpit “është edhe fitorja jonë”.
Administrata e mëparshme “ishte e padrejtë me ne”; nën udhëheqjen e Trumpit, presim që ajo të jetë më objektive, ka thënë Dodik - i sanksionuar nga SHBA-ja për rrezikimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.
Reagimet e tilla për Vesko Garçeviçin, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, ishin të pritshme. Për më tepër, thotë ai, ekziston prej kohësh një qasje proaktive e disa liderëve ballkanikë për të forcuar pozitat e tyre dhe për të luajtur rol në formësimin e politikës amerikane ndaj Ballkanit.
“Dy shtete të rajonit, Serbia dhe Shqipëria, i kanë ofruar hapësirat e tyre për investime nga rrethi i ngushtë i Trumpit, duke shpresuar se një gjë e tillë do t’u ndihmojë të merren me administratën Trump në të ardhmen”.
“Kur bëhet fjalë për Serbinë, ajo beson se kjo administratë do t’i ndihmojë ta adresojë çështjen e Kosovës. Shqipëria, ndërkaq, përpiqet ta pozicionojë veten si një nga shtyllat - së bashku me Serbinë - e qasjes së ardhshme amerikane ndaj Ballkanit”, thotë Garçeviq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar në administratën e tij, planifikon të ndërtojë hotele luksoze në Shqipëri dhe Serbi. Edhe djali i madh i Trumpit, Donald Jr., ka darkuar këtë vjeshtë me biznesmenë në Beograd, për të diskutuar mundësitë për investime. Për Garçeviqin, janë të njohura tendencat e Trumpit për të prioritetizuar interesat amerikane përmes marrëdhënieve dypalëshe.
“Trump nuk do ta harmonizojë qasjen e Amerikës me Bashkimin Evropian, nëse beson se qasja individuale, qasja dypalëshe i sjell përfitime më të mira. Ai do t’i shtyjë gjërat përpara, pavarësisht se çka mendon BE-ja”, thotë ai.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë për Exposenë se administrata e parë e Trumpit ka qenë proserbe dhe se zyrtarët serbë janë ndier të respektuar prej tij.
Ndonëse thekson se presidenti i zgjedhur është i paparashikueshëm, ai pret që kjo marrëdhënie të vazhdojë. Thotë se investimet në Shqipëri për të do të jenë të rëndësishme, ndërsa forcat populiste në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi do të përshtaten me kërkesat e tij, për t’i maksimizuar përfitimet e tyre.
“Humbësit, si gjithmonë, janë klientët e Amerikës: boshnjakët dhe kosovarët. Por, për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trumpi. Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre - qysh nga Marrëveshja e Dejtonit”, thotë Kanin.
Kanin shton se boshnjakët janë tani të humbur dhe pa mbrojtës, duke supozuar se Trump do të vazhdojë të mbetet, siç thotë, proserb. Ai vë në dukje se kroatët e Bosnjës mund t’i rinovojnë përpjekjet për një entitet të tretë dhe boshnjakët të dobësohen prej kësaj. Për Kosovën thotë se, prej kohësh, nuk po i shkonte mirë në aspektin ndërkombëtar.
“Albin Kurti mund t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, por jashtë vendit është shumë jopopullor. Tani ai do të përballet me Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të jenë edhe më të prira për ta ndihmuar Vuçiçin me politikat e tij ndaj Kosovës”, thotë Kanin.
Gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar. Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë - si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre - por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova. Kanin thotë se gjasat për t’u rikthyer si ide i ka më shumë kjo e fundit.
“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar - së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi mes [ish-presidentit të Kosovës, Hashim] Thaçi, dhe Vuçiçit, të cilët i kanë besuar njëri-tjetrit. Problemi tani është se mes Kurtit dhe Vuçiçit nuk ka bashkëpunim. Ndaj, besoj se marrëveshja mes tyre nuk ka gjasa”, thotë Kanin.
Por, ndryshe nga ai mendon Garçeviq. Sipas tij, ideja e shkëmbimit të territoreve mund të rishfaqet shpejt në agjendën e SHBA-së.
“Mendoj se SHBA-ja nuk do të dojë një krizë tjetër në Ballkan. Ajo do të përpiqet ta mbyllë edhe krizën në Ukrainë, për t’u përqendruar te Kina dhe kriza e saj potenciale me Tajvanin. Nëse i marrim parasysh të gjitha ato që Trump i ka thënë gjatë fushatës presidenciale, mendoj se Kina do ta marrë pjesën më të madhe të kohës, kur bëhet fjalë për agjendën e politikës së jashtme”, thotë Garçeviq.
Të dy bashkëbiseduesit e REL-it thonë se sfidat për Kosovën do të jenë më të theksuara sidomos nëse Richard Grenell merr pozitën e sekretarit amerikan të Shtetit apo ndonjë pozitë tjetër të lartë në administratën e re Trump - gjë që tashmë është përfolur. Në vitin 2020, kryeministri i Kosovës, Kurti, e ka akuzuar Grenellin, i cili atëkohë ka qenë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, për “përfshirje të drejtpërdrejtë” në rrëzimin e Qeverisë së tij.
Grenell ka thënë se Kurti është antiamerikan. Përballë sfidave të brendshme, luftës në Ukrainë, konflikteve në Lindjen e Mesme e të tjera, ka edhe analistë që argumentojnë se administrata e re e Trumpit mund t’i injorojë zhvillimet në Ballkan dhe kështu t’i mundësojë Rusisë ta zgjerojë ndikimin e saj. Një prej tyre është Cody McClain Brown, profesor në Universitetin e Zagrebit.
“Nëse Rusia përpiqet të ndikojë më shumë në Serbi dhe në Mal të Zi, situata në Bosnje dhe Hercegovinë mund të bëhet më e paqëndrueshme. Kur bëhet fjalë për Kosovën, qëndrimi i Trumpit do të vazhdojë të rrijë pezull. Ai mund ta mbështesë Serbinë për ta rimarrë Kosovën, por është vështirë të dihet, pasi nuk shpreh opinione të fuqishme për këtë çështje”, thotë Brown.
Bashkimi Evropian, ku mëtojnë anëtarësimin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po shtrëngohet gjithashtu për kthimin e Trumpit. Zyrtarët e tij e kanë uruar atë, por në të kaluarën kanë shprehur jo rrallë shqetësime për politikën e tij të jashtme.
Analistët thonë se në muajt e parë të vitit të ardhshëm e andej, do të bëhet e qartë nëse taktikat e Trumpit do të çojnë në zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor, do t’i shtojnë armiqësitë apo do ta lënë atë, thjesht, në një gjendje amullie./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38