Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e REL: Çfarë dihet deri tani për eksportin e armëve serbe në Ukrainë?

Rendi i pohimeve dhe rendi i demanteve për eksportin e armëve serbe në Ukrainë - ndërrohen kur eksporti i armëve në Ukrainë përmendet publikisht në Serbi.
Informacione sporadike dhe të pjesshme rreth armëve të prodhuara në Serbi që përdoren nga forcat ukrainase u konfirmuan nga një raport i Pentagonit ku thuhej se Serbia është pajtuar të armatosë Ukrainën.
“Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse”, ishte reagimi i parë nga ana e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se ata nuk kanë njohuri që Serbia i shet armë Ukrainës.
Megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që armët nga Serbia janë gjetur në luftën në Ukrainë.
Çfarë dihet?
Agjencia Reuters njoftoi më 12 prill se Serbia ka pranuar të dërgojë armë në Kiev ose i ka dërguar tashmë ato.
Reuters e publikoi informacionin bazuar në atë që ka parë në një dokument konfidencial të Pentagonit. Ai është pjesë e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara, të publikuara në internet javët e fundit.
Mediat thonë se mund të jetë zbulimi më serioz i sekreteve amerikane në vitet e fundit. Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit.
Sipas BBC-së, zyrtarët e Pentagonit kanë theksuar se ekziston mundësia që disa dokumente të jenë “ndryshuar”.
I titulluar “Evropa - Përgjigjja ndaj konfliktit aktual Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “qëndrimet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane, si përgjigje ndaj kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.
Në grafikë thuhej se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por u zotua të dërgonte ndihmë vdekjeprurëse ose e kishte dërguar tashmë atë. Gjithashtu, aty theksohet se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për t’i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.
Çfarë dihet - reagimet nga Serbia?
Presidenti i Serbisë, më 13 prill, deklaroi se “Serbia nuk ka eksportuar dhe nuk do të eksportojë armë në Ukrainë”, si dhe se “nuk ka eksportuar dhe nuk do të eksportojë” municione as në atë vend dhe as në Rusi.
“Nuk ekziston asnjë letër që do të tregonte diçka të tillë”, tha Vuçiq.
Presidenti Vuçiq theksoi se është “krejtësisht e sigurt” se municionet serbe do të shfaqen “në njërën apo tjetrën anë të fushëbetejës” në Ukrainë, ndonëse ato janë eksportuar në Turqi, Spanjë apo në Republikën Çeke.
Presidenti serb tha se fabrikat e industrisë së armatimit të Serbisë kanë kontrata qindra milionë euro për eksportin e armëve dhe municionit dhe se nuk do të heqin dorë nga to.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në prodhim dhe në fabrika, si dhe do të vazhdojmë të eksportojmë aty ku lejohet. Ata shohin një granatë (në Ukrainë), një plumb. Dhe çfarë, ku të paraqiten? Ka disa zona lufte në botë. Municioni përdoret në luftëra për të vrarë njerëz”, tha Vuçiq.
Ai përsëriti se Serbia është ushtarakisht neutrale dhe nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.
Më herët, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, gjithashtu deklaroi se “Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve që janë përreth atij konflikti”.
“Qëllimi i dukshëm i dikujt është që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheq atë në një konflikt, në të cilin ne nuk duam të marrim pjesë”, tha Vuçeviq në një deklaratë me shkrim, më 12 prill.
Vuçeviq, megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që disa armë, siç tha ai, “në një mënyrë magjike”, mund të gjenden në territorin e konfliktit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, gjithashtu hodhi poshtë pohimet për dërgimin e armëve në Ukrainë. Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë me shkrim, përsëriti se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, asnjë armë nuk është eksportuar nga Serbia për asnjërën nga palët në konflikt.
Nga Ambasada amerikane në Serbi thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund t’i komentojnë informacionet e supozuara konfidenciale, por shtuan se “sipas njohurive tona, Serbia nuk i shet armë Ukrainës".
Ambasada e Ukrainës në Serbi i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për dërgimin e armëve nga Serbia në Ukrainë. Ata thanë se bazohen në deklaratat e deritashme publike të zyrtarëve serbë për këtë temë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e informoi publikun, pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, se Serbia nuk do të eksportojë armë për asnjërën nga palët në konflikt.
Gjithashtu, ai shpesh përkujtonte se Serbia e dënon pushtimin, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Në deklaratat e tij, Vuçiq ka lënë hapësirë që kjo, megjithatë, të ndodhë për shkak të presionit perëndimor ndaj Serbisë, e cila tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë.
Nga ana tjetër, Kremlini tashmë ka drejtuar vëmendjen kah Beogradi zyrtar, për shkak të akuzave të mëparshme për armët serbe.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Vuçiq është përpjekur të balancojë lidhjet e ngushta me Moskën, me synimin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Serbia është e vetmja, në mesin e 44 vendeve në Evropë, që refuzon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Çfarë dihet për pretendimet e mëparshme?
Më 27 shkurt, portali rus Mash publikoi një video, ku pretendonte se në të shihen 3.500 raketa serbe Grad, në një depo armësh në Bratisllavë të Sllovakisë.
Portali tha se Sllovakia është vend transit për raketat dhe se ato përfunduan në Ukrainë.
Portali publikoi edhe dokumente, autenticitetin e të cilave REL-i nuk ka mundur ta konfirmojë, e të cilat pretendohet se tregojnë që kompania kanadeze “JNJ Export Import” ka porositur raketa nga kompania e armëve “Krushik” nga Serbia.
Media ruse theksoi se arkat kanë fluturuar nga Serbia në Turqi, ku kompania turke “Arca Savunma Sanayi Ticaret”, si ndërmjetëse ka kryer transitin dhe përmes saj, ngarkesa ka shkuar në Sllovaki, e më pas në Ukrainë.
Më pas, pamjet dhe fotografitë u përhapën në rrjetet sociale dhe arritën në mediat në Serbi.
Po atë ditë, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, mohoi se Serbia eksporton armë në Ukrainë dhe Rusi.
Megjithatë, ai gjithashtu tha se nëse kompanitë private blejnë në tregjet e treta dhe u shesin kompanive në vende të tjera, kjo nuk është çështje për Serbinë.
“Është tregti ndërkombëtare”, deklaroi Vuçeviq asokohe.
Ai, po ashtu, tha se Serbinë nuk mund ta ndëshkojë askush që të mos eksportojë, vetëm për shkak se ekziston dyshimi se ku, çfarë dhe si do të përfundojë.
Deklarata që hedhin poshtë eksportin e armëve serbe në Ukrainë, asokohe patën bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, si dhe fabrika vendore e armëve “Krushik”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, më 2 mars, tha se informacionet për armët serbe në arsenalin e ushtrisë ukrainase shkaktojnë “shqetësimin më të thellë”.
Ajo tha se Moska i kërkoi Beogradit një qëndrim zyrtar për informacionet se Ukrainës i ishin dërguar armët nga Serbia.
Zakharova tha gjithashtu se Kremlini “po e ndjek nga afër këtë histori”.
Pesë muaj më parë, një ngjarje tjetër shkaktoi spekulime për eksportin e armëve serbe në Ukrainë. Më 16 korrik, aeroplani “Antonov An-12” u ngrit nga aeroporti i Nishit, në jug të Serbisë dhe u rrëzua në afërsi të Kavallës, në veri të Greqisë.
Me atë rast u vranë të tetë anëtarët e ekuipazhit dhe shumë shpejt u mor vesh se bëhej fjalë për nje aeroplan ukrainas i cili bartte 11.5 tonë municione të industrisë serbe të armatimit.
Asokohe, autoritetet në Serbi sqaruan se dërgesa ishte në pronësi të kompanisë private serbe “Valir” dhe se të gjitha armët ishin prodhuar dhe ishin të blera nga fabrika shtetërore e armëve “Krushik”. Gjithashtu u tha se ndërmjetësi ishte një kompani nga Bosnje e Hercegovina - kompania “BA-Metalexport”.
Në sqarim thuhej se përdoruesi përfundimtar i armëve, pra minave për stërvitje, duhet të ishte Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit dhe jo Ukraina.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të vitit 2022, kur në rrjetet sociale dhe në disa media ruse u shfaqën foto që pretendohej se tregonin që armët e prodhuara në Serbi, po përdoreshin në Ukrainë.
Autoritetet në Beograd edhe atëherë mohuan, në një përgjigje për REL-in, se Serbia kishte eksportuar armë në atë vend, në tetë vitet e fundit.
Në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, e cila është përgjegjëse për dhënien e licencave të eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, po ashtu deklaruan se gjatë së njëjtës periudhë nuk janë eksportuar armë nga Serbia në ndonjë shtet tjetër, ku përdoruesi përfundimtar do të ishte Ukraina.
Çfarë nuk dihet?
Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, se ekziston mundësia që armët serbe, megjithatë, të përfundojnë në Ukrainë, ka të bëjë me çështjen e respektimi të certifikatës së përdoruesit përfundimtar.
Në atë dokument, çdo blerës i armës së prodhuara në Serbi duhet të deklarojë se kush është përdoruesi përfundimtar i asaj arme.
Sipas rregullave ndërkombëtare, respektimi i certifikatës së përdoruesit përfundimtar është e obligueshme.
“Kjo është çështje për ato vende që nuk i respektojnë normat ndërkombëtare, klauzolat e kontratës dhe praktikat e biznesit”, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, në reagimin e tij më 12 prill.
Megjithatë, ai nuk e specifikoi më tej përgjigjen e tij, ndërkaq Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për sqarime shtesë.
Lidhjet me tregtarin e sanksionuar të armëve
Gazetarët hulumtues nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), zbuluan në gusht të vitit 2022 se një tregtar serb i armëve, Sllobodan Teshiq, i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së, po eksportonte armë në atë vend përmes dy kompanive të lidhura.
Asokohe, BIRN-i theksoi se në mesin e blerësve është edhe një kompani amerikane që punon për Pentagonin.
Teshiq ishte në listën e zezë të SHBA-së qysh në vitin 2017, ndërkaq në fund të vitit 2019, në atë listë u vendosën edhe bashkëpunëtorët e tij dhe disa kompani të lidhura me ta.
SHBA-ja deklaroi se Teshiq ishte sanksionuar për ryshfet dhe shkelje të embargos së armëve.
Edhe Britania e Madhe e futi Teshiqin në listën e zezë me një vendim të datës 9 dhjetor 2022.
“Sllobodan Teshiq, tregtar armësh i rëndësishëm nga Serbia, i akuzuar për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në deklaratën e Britanisë së Madhe.
Megjithatë, gazetarët e BIRN-it zbuluan se kompanitë e lidhura me Teshiqin eksportonin armë në gjashtë kompani amerikane, duke përfshirë një që bashkëpunon me Pentagonin.
Në mesin e dy kompanive që janë të lidhura me Teshiqin dhe që kanë eksportuar në SHBA, BIRN-i përmend kompaninë “Valir”. Tjetra quhet "Zenitprom".
Lidhur me këto pretendime, Teshiq nuk ka dhënë asnjëherë publikisht sqarime. Pentagoni nuk iu përgjigj gazetarëve të BIRN-it.
Përfaqësuesi i kompanisë “Valir”, i cili nuk deshi t’i prezantohej gazetarit të BIRN-it, tha se pretendimet për lidhjet me Teshiqin, janë “trillime”.
Licencat e lëshuara nga Ministria e Tregtisë
Në faqen e internetit të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë, raporti i fundit për lejet e dhëna për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është publikuar në vitin 2020.
Aty thuhet se atë vit janë lëshuar 308 licenca, me një vlerë totale prej rreth 836 milionë dollarësh amerikanë. Sipas atij raporti, licencat e eksportit janë lëshuar për blerësit në 59 vende.
Ministria e Tregtisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ka lëshuar leje për eksportimin e armëve në Ukrainë, si dhe nëse do të ishte e mundur që armët e prodhuara në Serbi të eksportoheshin në Ukrainë pa lejen e Beogradit zyrtar. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38