Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e REL: Lufta në Gaza ndërlikon marrëdhëniet e komplikuara Izrael-Rusi

Rreth tri javë pas sulmit brutal të Hamasit në Izrael, liderët e grupit militant shkuan në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë.
Për shumë njerëz në Perëndim, e aq më tepër për vetë Izraelin, vizita e delegacionit të Hamasit ishte një goditje e dhimbshme për familjarët e viktimave, shumica e të cilëve ishin civilë, dhe për një qeveri të luhatshme.
Për ata që i vëzhgojnë nga afër politikat ruse, megjithatë, kjo nuk ishte as befasi, ishte një pasqyrim i qasjes së ndërlikuar të Moskës ndaj politikave të koklavitura në Lindjen e Mesme.
Pastaj, Rusia e ka një histori të trazuar me antisemitizëm, që shpërtheu më 29 tetor në Kaukazin Verior, kur një grup i dhunshëm u përpoq ta sulmonte një avion, që po mbërrinte nga Tel Avivi, në kërkim të udhëtarëve hebrenj.
Tani, marrëdhëniet e Kremlinit me Izraelin do të ndërlikohen edhe më shumë pas sulmeve të 7 tetorit dhe luftës tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës, ku numri i civilëve të vrarë palestinezë po vazhdon të rritet.
Ka pak gjasa që dhuna në aeroportin Makaçkala ishte e orkestruar nga shteti, thotë Ian Lesser, drejtor ekzekutiv i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Bruksel, si dhe ekspert i çështjeve të sigurisë evropiane dhe të Lindjes së Mesme.
“Është e qartë se ka një rezervuar të thellë të keqdashjes dhe antisemitizmit në Rusi, posaçërisht në ato rajone që janë me shumicë myslimane, dhe mbase Rusia e sheh tani këtë si të diçka të përshtatshme për të lejuar paksa nga kjo”, tha ai.
“Antisemitizmi ka qenë gjithmonë i pranishëm në Rusi”, tha Anna Borshchevskaya, nga Instituti i Uashingtonit me fokus në politikat ruse drejt Lindjes së Mesme.
Në një kontekst më të gjerë, kjo nënkupton se marrëdhëniet e Rusisë me Izraelin po ndryshojnë mbase në mënyrë dramatike.
“Izraeli ka marrëdhënie të ndërlikuara me Rusinë. Kjo nuk është fshehtësi e as diçka e re”, tha Eylon Levy, zëdhënës i zyrës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Netanyahu, kryeministri që ka qëndruar më së gjati në pushtet në Izrael, ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Vladimir Putinin, presidentin që ka shërbyer më së gjati në Rusi. Më 2022, Netanyahu e kishte lartësuar intelektin e Putinit dhe e kishte falënderuar për politikat e tij në mbështetje të hebrenjve.
Por, ato marrëdhënie janë trazuar tani nga marrëdhëniet ekonomike dhe ushtarake të Moskës me vendet si Irani, i cili është zotuar se do ta shkatërrojë Izraelin, dhe Siria, e cila njihet si mbështetëse e grupeve armiqësore ndaj Izraelit.
Marrëdhëniet e Moskës me Teheranin janë edhe më problematike për Izraelin.
Rusia ka luajtur rol kyç, duke i ndihmuar Iranit t’i zhvillojë aftësitë bërthamore, një burim fitimprurës i të hyrave për korporatën shtetërore të energjisë, Rosatom.
Moska dhe Teherani thonë se këto përpjekje po bëhen vetëm për përdorim paqësor të armëve bërthamore – prodhimin e rrymës – edhe pse kjo nuk i ka hequr druajtjet e Izraelit, e as të disa njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
Pushtimi i Ukrainës më 2022, megjithatë, i ndryshoi marrëdhëniet mes tyre përfundimisht, tha Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në një raport të publikuar në shtator.
“Dy vendet i kanë rritur përpjekjet për t’iu bërë ballë bashkërisht sanksioneve të Perëndimit dhe izolimit politik. Irani, po ashtu, vazhdon ta zgjerojë programin bërthamor në nivele alarmuese, pa kundërshtim nga Moska”, shkruan autorët e raportit, Ellie Feranmayeh dhe Nicole Grajewski.
“Kontributi ushtarak i Teheranit për luftën e Rusisë e ka bërë një dallim të madh në aftësitë e Rusisë për ta vazhduar një konflikt të vështirë. Irani, dikur dytësor, tani është ndër bashkëpunëtorët kryesorë të Rusisë në luftën e saj në Ukrainë”, shtuan ata.
Mbi të gjitha, Rusia është mbështetur shumë në Iranin për furnizim me dronë, dhe tani po i sulmon forcat ukrainase me mijëra dronë kamikazë apo dronë gjurmues, diçka të cilën e ka pranuar komandanti kryesor i Ukrainës në një shkrim të publikuar javën e kaluar në The Economist.
Sipas inteligjencës së pakonfirmuar të Perëndimit, grupi militant libanez, Hezbollah, që mbështetet nga Irani, mund të furnizohet nga Rusia me sisteme kundërajrore.
E gjithë kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur në Izrael.
Prapëseprapë, Izraeli është përmbajtur ndaj kritikave për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, si dhe ka ngurruar t’u dërgojë forcave ukrainase armatim.
Se në çfarë shkalle incidenti në aeroportin e Dagestanit pasqyron telashet më të gjera shoqërore apo qëndrimet negative ndaj hebrenjve, është e paqartë. Por, retorika antisemitike është rritur nga politikanët rusë në vitet e fundit, edhe nga vetë presidenti Putin.
Autoritetet ruse i mbyllën vitin e kaluar operatorët rusë të Agjencisë Hebraike, një organizatë zyrtare izraelite e cila i ndihmon hebrenjtë në Rusi dhe përreth ish-Bashkimit Sovjetik të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.
Disa izraelitë e kanë vlerësuar këtë si ndëshkim për qëndrimin e Izraelit ndaj luftës në Ukrainë dhe për kritikat nga kryeministri i atëhershëm, Yair Lapid.
Grupi militant palestinez – i cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i ka dërguar disa delegacione në Moskë gjatë viteve të fundit, përfshirë pas sulmit më 7 tetor në Izrael dhe para tij, në mars.
Takimi i marsit, siç shpjegohet nga komunikata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, preku “pozicionin e pandryshuar të Rusisë në mbështetje të një zgjidhjeje të drejtë për problemin palestinez”.
Dhe Moska nuk ka pranuar ta cilësojë Hamasin si grup terrorist.
Pas sulmit të Hamasit në Izrael, Putini e përdori deklaratën e tij të parë publike për këtë incident që ta sulmojë SHBA-në, duke e fajësuar Uashingtonin dhe duke thënë se sulmi ishte “shembull i gjallë” i dështimeve të politikave amerikane në Lindjen e Mesme.
“Mund vetëm të paramendoj se marrëdhëniet me Izraelin do të përkeqësohen, sepse… Rusia mund ta ketë pasur një dykuptimësi në marrëdhëniet me Izraelin në të kaluarën dhe dëshiron ta ruajë atë marrëdhënie për shumë arsye… natyra tejet simbolike e kësaj ngjarjeje, plus kriza në Gazë, mendoj se ka mundësi të shihet në Moskë si mundësi për t’u shfrytëzuar”, tha Lesser.
“Nga ana e Izraelit, mendoj se kjo nuk do të kalojë pa u vërejtur”, shtoi ai.
Pyetja më e madhe, thonë ekspertët, është nëse Rusia do të përfitojë nga trazirat në Lindjen e Mesme, për shembull, duke e larguar vëmendjen nga prioriteti numër një i politikës së jashtme të Kremlinit tani: lufta në Ukrainë.
“Situata e tanishme krijon sfida për Rusinë. Pajtohem se ka sfida edhe për Rusinë, por përfitimet janë më të mëdha”, tha Borshchevskaya.
“Mendoj se Rusia përfiton saktësisht nga rrëmuja. Dhe ata do ta përdorin këtë situatë të rrëmujshme për përshkallëzim të mëtejmë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin”, shtoi ajo.
Trazira është diçka “plotësisht pozitive nga pikëvështrimi i Moskës”, tha Lesser.
“Ka disa gjëra negative edhe sa i përket Rusisë. Nëse konflikti përshkallëzohet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, mbase duke e përfshirë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara, atëherë kjo do të ngrejë çështje të cilat mund të jetë problematike edhe për Rusinë madje”, shtoi Lesser./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38