Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Kush ishte shkencëtari i shquar bërthamor 'me tri pasaporta' i vrarë në Iran dhe çfarë pritet të ndodhë pas vrasjes së tij?
Vrasja e shkencëtarit të shquar bërthamor të Iranit këtë të Premte, mund të rris konfliktin mes Tehranit dhe Jeruzalemit zyrtar, pasi ministri i jashtëm iranian e lidhi ngjarjen me Izraelin.
Deklarata të tilla në një rajon kaq të tensionuar sa Lindja e Mesme, nxisin rrezikun që një reagim i jashtëm ose i papritur të dërgojë drejt një konflikti të nxituar.
Qëllimi i dukshëm i armiqve të Iranit, por ndoshta edhe vetë Iranit, është që në 50 ditët e ardhshme, përpara inaugurimit të SHBA-së, të jenë sa më antagonistë të jetë e mundur, shkruan CNN.
Asnjë nga palët e interesuara nuk do të dëshironte luftë të hapur tani, madje as pas vrasjes së dukshme në periferi të Teheranit të shkencëtarit më të shquar bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh; për të cilën Izraeli akuzohet nga Rouhani dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë për orkestrim.
Fillimisht, lojtari më pak i përfshirë në këtë histori, megjithëse më i madhi në këtë drejtim, është SHBA-ja. Ekipi i Donald Trump po bën gjithçka për të dobësuar kapacitetin bërthamor të Iranit, dhe një konflikt i gjerë me Teheranin është plotësisht jashtë axhendës së tyre.
"Ata janë të zënë duke u larguar nga Afganistani dhe Iraku pa probleme dhe po bëjnë fushatë për t'i dhënë fund luftërave të pafund. Konflikti në shkallë të plotë me Iranin ka të ngjarë të shkaktojë edhe përplasje tjetër, me diplomatët amerikanë dhe aleatin e Amerikës, Izraelin, në vijën e zjarrit. Konflikti do të spiralohej shpejt dhe kjo është arsyeja pse veprimet e SHBA kanë ndaluar së godituri vetë Iranin. Administrata Trump dëshiron të krijojë sa më shumë urrejtje që të jetë e mundur për ta bërë pajtimin në të ardhmen të pamundur. Është kaq e thjeshtë", shkruan CNN në editorialin e saj.
Në analizën e tij për CNN, Nick Paton Walsh vlerëson se veprimi mund të jetë edhe ndoshta një llogaritje e gabuar e një administrate në largim, pasi këtu mund të përfitojë pasardhësi i Trumpit.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, dëshiron të rifillojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, mesa duket pak më e gjerë në fushëveprim me afate më të gjata, nëse është e mundur. Ai tashmë e ka bërë të qartë një gjë të tillë.
Por edhe Irani, megjithë zhurmën e madhe, nuk është në gjendje të durojë një konflikt të plotë. Kjo pasi pandemia e COVID-19 i ka shkatërruar qytetet dhe zyrtarët e tij të lartë, përfshirë dhe ekonominë e vendit.
Irani humbi figurën më të shquar ushtarake gjatë muajit janar – Qasem Soleimani, i vrarë nga një dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit dhe ende nuk ka ndërmarrë ndonjë gjë për hakmarrje megjithëse është zotuar për një reagim të tillë, kujton analisti.
Nëse nuk do ta përqafonte idenë e luftës së gjithanashme për atë vrasje, atëherë vdekja e Fakhrizadeh vështirë se do të justifikonte nisjen e një lufte, konsideron ai.
Sipas Nick Paton Walsh, lufta nuk ka fare ndonjë kuptim për Iranin.
Mirëpo, do të shihen kërkesa të mëdha, nxitëse për hakmarrje por asgjë që kërkon kundërpërgjigje nga armiqtë e tyre.
Kjo përllogaritje është bërë mbi vrasjen e Soleimanit dhe nuk ka gjasa të prishet nga vdekja e Fakhrizadeh.
Në pjesën më pas të analizës së tij, Walsh thotë se “gjërat na çojnë kah Izraeli”, antagonisti që sipas tij, supozohet se po përpiqet t’i shtyjë të gjithë drejt një lufte.
Kryeministri, Benjamin Netanyahu, tha se “duhet ta kujtojmë atë emër” për Fakhrizadeh në fjalimin e tij, duke promovuar konfrontimin për të ndaluar programin bërthamor të Iranit të muajit prill 2018.
Padyshim, është në interesin e Izraelit që të mbetet e vetmja fuqi bërthamore në bllok – siç është sinqerisht interesi i të gjithëve për ta mbajtur botën pa ‘re kërpudhe’.
Por Izraeli gjithashtu nuk është në formën kulmore për momentin, veçanërisht kur bëhet fjalë për përspektivat politike të Netanyahut. Ai përballet vitin tjetër me zgjedhje të tjera të mundshme, si dhe me humbjen e aleatit të tij kryesor Trump.
Në pjesën e fundit të analizës së tij, Walsh thotë se përkundër të gjithave, Izraeli nuk do të dëshirojë të luftojë i vetëm kundër Iranit.
Vendi nuk do të dëshironte “të durojë” raketa nga veriu dhe lindja, pa marrë parasysh sistemin e tij të përparuar të mbrojtjes, kur e ardhmja politike e Netanyahut mbetet ende e paqartë.
Gjithsesi, Lindja e Mesme shquhet për paqëndrueshmëri, retorikë dhe veprime shpërthyese, si asnjë pjesë tjetër e botës.
Por konkludon ai, luftërat kanë nevojë për të gjitha palët që ato të ndizen.
Ndërkohë, Irani, SHBA-ja dhe Izraeli nuk kanë asnjë arsye urgjente për ndonjë konflikt tani. Kështu me gjasë do të shohim “vetëm nxitje” gjatë muajve në vazhdim.
Kush ishte shkencëtari ‘me tri pasaporta’ i vrarë në Iran
Shkencëtari i shquar ushtarak iranian Mohsen Fakhrizadeh, i vrarë në një sulm jashtë Teheranit të premten, u pa gjerësisht nga inteligjenca perëndimore si truri i përpjekjeve klandestine iraniane për të prodhuar armë bërthamore.
Gjithsesi, Irani mohon që Fakhrizadeh ishte i përfshirë në ndonjë ndërmarrje të tillë.
Por ai mendohet gjerësisht se ka drejtuar atë që mbikëqyrësi i OKB-së dhe shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se ishte një program i koordinuar i armëve bërthamore që u ndal në vitin 2003.
Zyrtarët dhe ekspertët perëndimorë besojnë se Fakhrizadeh luajti një rol kryesor në punën iraniane për të shpikur mjetet për të mbledhur një kokë bërthamore.
Përkundër kësaj, Irani mohon të ketë kërkuar ndonjëherë të zhvillojë një armë bërthamore.
Ai jetoi në hije nën siguri të lartë dhe kurrë nuk u vu në dispozicion të hetuesve bërthamorë të OKB-së.
Madje, Fakhrizadeh rrallë – nëse ka qenë ndonjëherë – shfaqej në publik dhe pak jashtë Iranit e dinë me siguri se si dukej ai, e lëre më ta kishin takuar atë.
Ai ka “vlerësimin” e rrallë për të qenë i vetmi shkencëtar iranian i emëruar në “vlerësimin përfundimtar” të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike 2015 për pyetjet e hapura në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe nëse ajo kishte për qëllim zhvillimin e një bombe.
Një raport i IAEA 2011 e përshkroi atë si “Zyrtarin Ekzekutiv” të Planit AMAD, një figurë qendrore në punën e dyshuar iraniane për të zhvilluar teknologji dhe aftësi të nevojshme për bomba atomike dhe sugjeroi që ai ende mund të ketë një rol në një aktivitet të tillë.
Izraeli gjithashtu e ka përshkruar Planin AMAD si programin e fshehtë të armëve bërthamore të Iranit dhe thotë se ka gjetur një pjesë të madhe të një “arkivi” bërthamor iranian që detajonte punën e tij.
Në një prezantim televiziv të prillit të vitit 2018 në lidhje me arkivin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e emëroi Fakhrizadeh si një figurë kryesore në atë që ai e përshkroi si punë sekrete të armëve bërthamore të kryer nën maskimin e një programi civil.
Duke cituar arkivin si provë, Netanyahu tha se agjentët izraelitë kishin marrë sasinë e madhe të dokumentit nga një ndërtesë në Teheran. Në atë kohë, Irani tha se dokumentet ishin false.
“Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh”, tha Netanyahu, duke e përshkruar Fakhrizadeh si kreun e AMAD.
Netanyahu tha se pasi AMAD u mbyll, Fakhrizadeh vazhdoi punën në një agjenci brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit për “projekte speciale”.
Ministria e Mbrojtjes së Iranit të premten identifikoi Fakhrizadeh si Shef të Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit në ministri. Ai gjithashtu besohej të ishte një oficer i lartë në Gardat Revolucionare elitare.
IAEA prej kohësh donte të merrte në pyetje Fakhrizadeh si pjesë e një hetimi të zgjatur nëse Irani kryente kërkime të paligjshme të armëve bërthamore.
Irani pranoi ekzistencën e Fakhrizadeh disa vjet më parë, por tha se ai ishte një oficer ushtrie që nuk përfshihej në programin bërthamor, sipas një burimi diplomatik me njohuri të çështjes.
Vrasjet e katër shkencëtarëve iranianë të lidhur me programin bërthamor midis 2010 dhe 2012 mund të kenë ngurtësuar vendosmërinë e Teheranit për të mos i dhënë IAEA-s, qasje në Fakhrizadeh – nga frika se kjo mund të çojë në informacione rreth tij dhe vendndodhjes së tij.
Irani akuzoi kundërshtarët e tij, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se qëndronin pas vrasjeve.
Çfarë dihet për të kaluarën e tij?
Në maj të vitit 2011, grupi i opozitës në mërgim Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) lëshoi një raport me atë që tha se ishte një fotografi e Fakhrizadeh.
Gjithsesi, fotografia nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur.
NCRI tha në raport se Fakhrizadeh lindi në vitin 1958 në qytetin e shenjtë mysliman Shi'it të Qom, ishte një zëvendësministër i Mbrojtjes dhe një gjeneral brigade i Gardës Revolucionare, mbajti një doktoraturë inxhinierie bërthamore dhe dha mësim në Universitetin e Iranit të Imam Huseinit.
Një burim i rangut të lartë iranian e përshkroi Fakhrizadeh për Reuters në vitin 2014 si “një pasuri dhe një ekspert” kushtuar përparimit teknologjik të Iranit dhe që ka mbështetjen e plotë të Udhëheqësit Suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei.
Burimi shtoi se Fakhrizadeh kishte tri pasaporta dhe udhëtoi shumë, përfshirë në Azi, për të marrë “informacionin e fundit” nga jashtë, por nuk do të jepte hollësi.
Burimet e sigurisë perëndimore thonë se Irani ishte prej kohësh i aftë në marrjen e materialeve bërthamore dhe “njohurive” nga tregu i zi ndërkombëtar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38