Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Edhe para se negociatorët ukrainas dhe rusë të takoheshin në sallën e konferencave në Pallatin e famshëm Ciragan të Stambollit, më 2 qershor, kishte pak optimizëm për përparim të madh drejt paqes. Pas vetëm rreth një ore bisedimesh, ishte e qartë se edhe kjo pritje ishte tepër optimiste. Të nesërmen, këtë e konfirmoi edhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
“Bisedimet e Stambollit nuk janë për të arritur një paqe kompromisi sipas kushteve iluzore të dikujt tjetër, por për të siguruar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neonazist”, shkroi në Telegram Medvedev, i cili tani është zyrtar i lartë në Këshillin e Sigurisë së Rusisë.
Rundi i dytë i negociatave për t’i dhënë fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfundoi me më pak rezultate se rundi i parë. Bisedimet e para, muajin e kaluar, shënuan përballjen e parë mes Kievit dhe Moskës që nga javët e para pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ukraina dërgoi një grup zyrtarësh të nivelit të lartë; Rusia dërgoi një delegacion të kryesuar nga ish-ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky. Fakti që ata ranë dakord për të shkëmbyer deri në 1.000 të burgosur lufte, u konsiderua si sukses.
Në prag të bisedimeve të 2 qershorit, të dyja palët pritej t’i shkëmbenin propozimet e tyre specifike për kornizën e një marrëveshjeje të paqes. Ukraina, e cila tha se ia kishte transmetuar planin e saj paraprakisht Kremlinit, kërkoi, ndër të tjera, një armëpushim 30-ditor pa kushte, shkëmbimin e të gjithë të burgosurve të luftës, si dhe kthimin e fëmijëve ukrainas që, sipas Kievit, janë rrëmbyer nga Rusia.
Ashtu si edhe më parë, Ukraina dërgoi në bisedime ministrin e saj të Mbrojtjes, Rustem Umerov. Rusia refuzoi të ndante planin e saj paraprakisht - gjë që u pa si një shenjë e keqe. Edhe udhëheqja e delegacionit rus sërish nga Medinsky u pa si një ogur i zi.
“Do të ishte gabim të pritej ndonjë përparim i menjëhershëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 3 qershor.
Kur dokumenti rus u publikua përfundimisht në agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, ai konfirmoi frikën më të madhe të vëzhguesve për kushtet që Moska i vë për paqen. Propozimi rus kërkon, mes tjerash, njohjen ndërkombëtare të Krimesë - gadishullit ukrainas që Moska e ka aneksuar në vitin 2014 - si dhe të katër rajoneve ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.
Pozicionet ruse dhe ukrainase në bisedimet për paqe
Rusia dhe Ukraina kanë publikuar planet e tyre për një marrëveshje armëpushimi dhe bisedime të paqes, por pozicionet e tyre për çështjet kryesore mbeten shumë larg.
Armëpushimi: Ukraina kërkon armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në tokë, det dhe ajër për të paktën 30 ditë - me mundësi vazhdimi - si parakusht për bisedimet e paqes. Rusia propozon armëpushim vetëm pasi të plotësohen kushtet e saj, si tërheqja e plotë e forcave ukrainase nga territoret që pretendon t’i ketë aneksuar, ose ndalimi i lëvizjes së tyre, përveç në rast të largimit nga ato territore.
Koncesionet territoriale: Ukraina dëshiron që çështjet territoriale të diskutohen vetëm pas armëpushimit të plotë dhe nuk pranon njohjen ndërkombëtare të fitoreve territoriale të Rusisë që nga viti 2014. Rusia kërkon njohjen ndërkombëtare të kontrollit të saj mbi Krimenë dhe rajonet e Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjes dhe Hersonit, si dhe tërheqjen e forcave ukrainase nga këto zona.
Forcat ushtarake ukrainase: Ukraina nuk pranon kufizime në madhësinë apo armatimin e ushtrisë së saj. Rusia kërkon kufizime të madhësisë së ushtrisë ukrainase, sasisë dhe llojeve të armëve, si dhe shpërbërjen e njësive “nacionaliste”.
Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti: Ukraina duhet të marrë garanci të forta sigurie dhe të mos detyrohet të jetë neutrale; ajo mund të kërkojë anëtarësim në BE dhe në NATO. Rusia kërkon që Ukraina të jetë neutrale dhe të mos bashkohet me ndonjë aleancë apo koalicion.
Teksti, madje, u referohet rajoneve kolektivisht si “Novorossiya” - ose “Rusia e Re” - që është një term historik i përdorur gjatë Perandorisë Ruse për të përshkruar tokat që tani janë ukrainase. Teksti rus i bën thirrje Ukrainës që t’i tërheqë trupat e saj nga territoret e pretenduara nga Rusia brenda 30 ditësh nga armëpushimi.
Ai, gjithashtu, kërkon nga Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, t’i çmobilizojë forcat e saj të armatosura, si dhe ta përgjysmojë ndihmën e huaj ushtarake.
“Të flasësh për kuptimin e këtij memorandumi do të kishte rëndësi vetëm nëse do të besonim se delegacioni rus, në tërësi, ka ndonjë qëllim të sinqertë lidhur me këto negociata… që edhe ai do ta përfundojë këtë luftë”, thotë Kirill Martynov, kryeredaktor i gazetës ruse në mërgim “Novaya Gazeta Europa”, për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.
“Por, gjithçka që kemi parë deri tani, lidhet me faktin se pala ruse është e bindur se po e fiton luftën, se thjesht duhet të presë edhe pak...”, sipas tij.
Në fushëbetejë, Rusia është duke rritur ritmin e operacioneve të saj, ndërsa ofensiva e plotë pritet së shpejti. Rusia është në epërsi, me më shumë ushtarë dhe më shumë armë në dispozicion, dhe forcat e saj janë duke përparuar në disa vende. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se rajoni verilindor i Sumit mund të jetë prioritet në çdo ofensivë të ardhshme.
Kievi, gjithashtu, ka dhënë një mesazh të qartë në prag të bisedimeve, duke ndërmarrë një sulm të befasishëm me dronë ndaj disa bazave ajrore ruse, ku kanë qenë të vendosur dhjetëra bombardues strategjikë, të përdorur për sulme me raketa ndaj Ukrainës. Megjithëse Ukraina është lavdëruar për kreativitetin e saj, sidomos në luftën me dronë, ajo vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar mjaftueshëm ushtarë në vijën e parë të frontit.
Karta e egër e Shtëpisë së Bardhë
Faktori tjetër i paparashikueshëm është Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump është shprehur i paduruar me ritmin e negociatave dhe ka kërcënuar se SHBA-ja mund të tërhiqet krejtësisht nga ky proces. Por, Trump dhe këshilltarët e tij janë shprehur të zhgënjyer edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në pas një dekade përplasjesh.
Pas një bisede telefonike me Putinin këtë javë, Trump tha se ai e ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë brenda territorit rus. Aleatët republikanë të Trumpit në Senat, me mbështetjen e demokratëve, janë duke çuar përpara një legjislacion, që do t’i vendoste sanksione të reja të mëdha Moskës.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se kjo nismë po zhvillohet në koordinim të heshtur me Shtëpinë e Bardhë, edhe pse senatori republikan, Lindsey Graham, dhe ai demokrat, Richard Blumenthal, janë shprehur hapur për qëndrimet e tyre gjatë një turneu në Evropë - që ka përfshirë edhe një ndalesë në Ukrainë - javën e kaluar.
“Ajo që mësova në këtë udhëtim, ishte se ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha Graham duke iu referuar Putinit në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press.
Blumenthal i përshkroi sanksionet e propozuara në legjislacion si “shkatërruese” dhe tha se ato do ta vendosnin ekonominë e Rusisë “në një ishull tregtar”.
“Është moment kritik për Putin dhe për botën, sepse Rusia po nis një ofensivë të re”, tha ai./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38