Flash News

Bota

Ancelotti lë jashtë Neymar nga lista e Brazilit për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Ancelotti lë jashtë Neymar nga lista e Brazilit për ndeshjet me

Ylli brazilian Neymar nuk është përfshire në listën e kombëtares së Brazilit për pauzën ndërkombëtare të marsit 2026, e fundit para Kupës së Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Trajneri Carlo Ancelotti vendosi të mos përfshijë sulmuesin 34-vjeçar të Santos në ndeshjet miqësore kundër Francës  dhe Kroacisë  të cilat konsiderohen përgatitje kyçe për turneun.

Neymar, golashënuesi më i mirë në histori të Seleçaos, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori 2023 për shkak të dëmtimeve serioze të gjurit. 

Mbetet e paqartë nëse Neymar do të përfshihet në listën përfundimtare të Brazilit për Kupën e Botës 2026.

Të fundit