Flash News

Bota

Anëtarësimi në NATO, Erdogan ka një tjetër kusht për Suedinë dhe Finlandën

Anëtarësimi në NATO, Erdogan ka një tjetër kusht

Turqia do t'i dërgojë sërish Suedisë dhe Finlandës kërkesën për ekstradimin e 33 anëtarëve të PKK-së dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit Feto, përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit në vitin 2016, raportojnë mediat italiane.

Kërkesat e reja u bënë të ditura nga ministri turk i drejtësisë, Bekir Bozdag. Turqia i vendosi veto kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO duke kërkuar në këmbim bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Vetoja u hoq pasi Ankaraja nënshkroi një memorandum me Helsinkin dhe Stokholmin.

Të fundit