Flash News

Bota

Angelina Mango fiton festivalin e Sanremos 2024

Angelina Mango fiton festivalin e Sanremos 2024

Angelina Mango me “La noia” ose “Mërzia” fitoi festivalin e Sanremos 2024. Mango është këngëtarja femër që e fiton Sanremon pas 10 vitesh, që kur Arisa fitoi me “Controvento”.

Pas saj u renditën Geolier me këngën “I' p' me, Tu p' te”, Annalisa me “Sinceramente”, Ghali me “Casa mia”, Irama me “Tu no”.

Pas fitores, 22-vjeçarja falënderoi ata të cilët e kishin mbështetur.

”Jeni të gjithë të çmendur, faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit që erdhët”, tha përmes lotëve artistja 22-vjeçare, vajza e këngëtarit të ndjerë Pino Mango.

Çmimi i Kritikës Mia Martini shkoi për Loredana Bertè me këngën Pazza; Angelina Mango mori gjithashtu çmimin Lucio Dalla Press Room, me 22 vota, dhe çmimin Giancarlo Bigazzi për kompozimin më të mirë muzikor. Çmimi Sergio Bardotti për tekstin më të mirë iu dha Fiorella Mannoia me Mariposa.

Të fundit