Flash News

Bota

Britania do të heqë kufizimet më 19 korrik, Javid: Nuk mund ta eleminojmë, duhet të mësojmë të jetojmë me Covid-19

Britania do të heqë kufizimet më 19 korrik, Javid: Nuk mund ta
Foto ilustruese

Sekretari i ri i shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid tha Anglia është në rrugën e duhur për të hequr kufizimet e mbetura të koronavirusit të vendit në 19 korrik, duke theksuar se përhapja e shpejtë e vaksinimit po "prish lidhjen" midis numrave të infeksionit në rritje dhe sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

Javid i tha Parlamentit se të gjitha modelet që ai ka parë sugjerojnë se vendi "po shkon në drejtimin e duhur" dhe tha se "kufizimet mbi liritë tona duhet të marrin fund".

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur shqetësimet janë rritur nga përhapja e variantit DELTA, që është më ngjitës. Shifrat treguan një rritje të infeksioneve, me 22,868 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fundi i janarit.

"Asnjë datë që ne zgjedhim nuk vjen me rrezik zero nga Covid-19. Ne e dimë që nuk mund ta eleminojmë, thjesht duhet të mësojmë të jetojmë me të," tha Javid.

Ky i fundit u emërua Sekretar i Shëndetësisë të shtunën pasi paraardhësi i tij, Matt Hancock dha dorëheqjen, pasi u kap mat duke u puthur me ndihmësen e tij.

Burimi: Euronews

Të fundit