Flash News

Bota

Anglia lehtëson masat antiCOVID, Johnson paralajmëron: Pandemia nuk ka mbaruar

Anglia lehtëson masat antiCOVID, Johnson paralajmëron: Pandemia nuk ka

Anglia ka vendosur të lehtësojë masat antiCOVID duke filluar nga 19 korriku. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri britanik Boris Johnson, gjatë një konference, teksa foli mbi mënyrën se si do të veprohet në vijim.

Johnson tha se do të hiqen kufizimet për kapacitetet në vendet sportive dhe argëtuese, teksa shtoi se vendi nuk do të mund të rikthehet në normalitetin të cilit kishte para shfaqjes së pandemisë.

Ai paralajmëroi se asgjë nuk ka përfunduar dhe se përdorimi i maskave do të vijojë të jetë i detyrueshëm në hapësirat e mbyllura. Kryeministri britanik ka nxitur klubet e natës dhe vendet e tjera të përdorin pasaportat Covid si mjet për të hyrë në brendësi të ambientit.  

Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, është shprehur se vaksinimet po zvogëlojnë mundësinë që një person i cili është i vaksinuar infektohet qoftë me 50% të virusit. Teksa ka njoftuar masat e reja, kryeministri britanik ka paralajmëruar se “pandemia nuk ka mbaruar”.


 

Të fundit