Flash News

Bota

Anija me afro 290 persona në bord përfshihet nga flakët në afërsi të Korfuzit

Anija me afro 290 persona në bord përfshihet nga flakët në

Një zjarr përfshiu një anije me flamur italian në detin Jon. Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit në brigjet veriore të Korfuzit, midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Mediat e huaja raportojnë se në anije ndodheshin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Anija ishte nisur nga Igumenica, Greqi drejt Italisë. Ata janë evakuuar menjëherë në varkat e shpëtimit dhe nuk raportohet për viktima.

Ata po transportoheshin në ishullin e Korfuzit, tha roja bregdetare greke, e cila drejtonte operacionin e shpëtimit.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por hetimet për zbardhjen e tij kanë nisur.

Të fundit